LAJMI I FUNDIT:

Këshilltarja e kryeministrit: Autori i shkrimit për Haradinajn në “Times”, mik i politikanit serb

Këshilltarja e kryeministrit: Autori i shkrimit për Haradinajn në “Times”, mik i politikanit serb

Këshilltarja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar në lidhje me shkrimin e gazetës amerikane “Time”, ku radhit kryeministrin Haradinaj në pesë personat më të kërkuar në botë.

Haradinaj – Stublla, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se autori i shkrimit në revistën “Time”, Ian Bremmer është mik i ngushtë i Vuk Jeremiqit dhe se është pjesëmarrës i rregullt i konferencave të OJQ-së së tij.

Postimi i plotë i Meliza Haradinaj-Stublla:


Sa për informatë, autori i shkrimit në TIME Ian Bremmer është edhe mik i ngushtë i Vuk Jeremiqit, dhe pjesëmarrës i rregullt i konferencave të OJQ-së së tij. Me pak hulumtim, mund t’i gjeni ngjarjet e shumta të përbashkëta të tyre, madje edhe private, si kjo foto më poshtë në US Open 2016.

Mos harroni që Serbia po punon në të gjitha frontet që të dobësohet imazhi dhe suksesi dhjetëvjeçar i Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran”, (sic.), ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Revista “Time”, një nga mediumet më prestigjoze dhe më me ndikim në botë, e renditi kryeministrin kosovar Ramush Haradinajn në mesin e pesë personave të arratisur më të kërkuar në botë.

Haradinaj renditet përkrah Carles Puigdemonit të Katalonjës, Fethullah Gulenit të Turqisë, Julian Assanget dhe Mikheil Saakashvilit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori