Pavarësisht thirrjeve të krerëve të institucioneve të larta të Kosovës për një unitet të spektrit politik për dialogun me Serbinë, një gjë e tillë nuk është arritur ende dhe për më shumë, lidhur me mundësitë e qasjes ndaj këtij dialogu, ekzistojnë kundërshti edhe ndërmjet vetë liderëve institucionalë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është shprehur i gatshëm për, siç ka thënë ai, “korrigjim të kufirit” në funksion të arritjes së një marrëveshjeje paqeje më Serbinë, nuk e ka marrë mbështetjen e gjithë spektrit politik.
Megjithatë, Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, thotë që në Kosovë ekziston konsensus i plotë lidhur se duhet të ketë dialog dhe se në fund të këtij procesi, Kosova të marrë njohjen nga Serbia dhe ulësen në Kombet e Bashkuara. Sipas tij, duhet gjetur mënyra se si të arrihen këto qëllime.
“Presidenti vazhdimisht flet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Pra, një marrëveshje që sjell njohjen nga Serbia dhe ulësen në Kombet e Bashkuara, si dhe gjithëpërfshirëse, në kuptimin që do t’i mbyllë të gjitha çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë, që nga e drejta e komuniteteve e kështu me radhë”, theksoi Arifaj.
Por, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në vazhdimësi ka kundërshtuar idenë e “korrigjimit të kufirit” apo ndryshimit të kufirit. Ditë më parë ai pati theksuar që “mund të ketë marrëveshje ligjore për njohje reciproke me Serbinë, por jo marrëveshje të bazuar në territor as në kufi”, sepse sipas tij, “ato janë kamuflazhe për ndarje të Kosovës”.
Në anën tjetër, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ditë më parë i ka thënë të përditshmes londineze Financial Times, që Serbia dhe Kosova janë larg nga arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, pavarësisht gatishmërisë, siç është shprehur ajo, për bisedime lidhur me këmbimin eventual të territoreve.
“Nuk mund të thoni që para 10 vjetësh kemi qenë të gatshëm t’i ndryshojmë kufijtë, ndërkaq sot nuk mundemi të bisedojmë për ndryshim të kufijve”, ka thënë Brnabiq për Financial Times.
Brnabiq ka thënë që edhe nëse arrihet pajtimi për këmbim të territoreve, kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për marrëveshje të paqes dhe se ajo “do të duhej të përfshijë edhe të drejtat e njeriut dhe të pakicave, bashkëpunimin ekonomik, bashkëpunimin afatgjatë të serbëve dhe shqiptarëve, mësimin e gjuhës dhe trashëgimisë kulturore, të kishave dhe manastireve”.
Një raund i ri i bisedimeve në Bruksel, i nivelit të lartë të përfaqësimit, ende nuk është ftuar nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila e ndërmjetëson dhe lehtëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Arifaj thotë që takimi i ardhshëm eventual i zyrtarëve të Kosovës dhe të Serbisë, nënkupton një fazë të re të dialogut.
“Nuk është më ajo faza e bisedimeve qoftë teknike, qoftë politike, kështu që edhe mënyra e organizimit të mbledhjeve, sigurisht që do të ndryshojë. Pra, ende nuk ka filluar ky dialog, kjo faza finale, në kuptim të takimeve në mes të dy delegacioneve. Se si do të bëhet, mbetet të përcaktohet”, tha Arifaj.
Ndërkaq, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë faza e re e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndonëse ende pa nisur, reflekton mjaft paqartësi.
“Ne kemi një mungesë të madhe të transparencës për sa i përket çështjes së çfarë do të përmbajë faza finale e dialogut Kosovë-Serbi. Nuk është e qartë se cilat janë temat që do të diskutohen apo janë duke u diskutuar. Ne e kemi një ide për çështjen e ‘korrigjimit të kufirit’. Kushtetuta e Kosovës i përcakton shumë qartë përgjegjësitë dhe detyrat e secilit institucion. Kushdo që e përfaqëson Kosovën në bisedime, duhet të shkojë në përputhje me atë çfarë e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës, çështjet që mund të diskutohen dhe çështjet të parapara të mos diskutohen”, u shpreh Krasniqi.
Sidoqoftë, Krasniqi shton se mungesa e një konsensusi të spektrit politik në Kosovë lidhur me qasjen ndaj dialogut, si dhe për atë se kush do ta ketë rolin udhëheqës në këtë proces, do ta vë palën e Kosovës në pozitë të pafavorshme të bisedimeve eventuale, të cilat pritet të përfundojnë me një marrëveshje juridikisht obliguese për të dyja vendet./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vuçiqit i ‘dhemb’ aleanca Kosovë – Shqipëri – Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

“Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë”, Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn