LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Prindërve vlerëson se testi i arritshmërisë dhe ai i maturës sivjet kanë dështuar

Këshilli i Prindërve vlerëson se testi i arritshmërisë dhe ai i maturës sivjet kanë dështuar

Këshilli i Prindërve i Kosovës të premten njoftoi se ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ndër të tjera ka diskutuar për çështjen e testeve të realizuara së fundmi në vend, atij të arritshmërisë dhe të maturës.

Në njoftim thuhet se kryesia e KPK-së ishte e njëzëshme në konkluzionin se këto testime dështuan të përmbushnin qëllimin e tyre.

Kopjim masiv në testin e Maturës dhe Arritshmërisë – u përjashtuan 170 nxënës
Lexo po ashtu Kopjim masiv në testin e Maturës dhe Arritshmërisë – u përjashtuan 170 nxënës

“Përgatitja dhe administrimi i këtyre testimeve vazhdoi të kishte mangësi e boshllëqe të shumta: si në shkallën e vështirësisë (të pa harmonizuar me periudhën e rëndë dyvjeçare që e kanë kaluar nxënësit e testuar por dhe mospërputhjes së profilit të lëndëve me peshën në test); gabimeve të evidentuara në përmbajtje; mangësisë në sigurisë dhe mbrojtje (me deklarime publike për ekspozim të tij nëpër grupe të ndryshme në internet) dhe me evidenca të shumta të dështimit në administrimin e tij (me kopjime dhe keqpërdorime të ndryshme)”, thuhet në komunikatën për media.

Këto teste, si të tilla, sipas Këshillit të Prindërve, po lënë pasoja të rënda në vlerësimin e integritetit, drejtësisë dhe paanshmërisë, duke gërryer besueshmërinë dhe vlerën e arsimit publik në Kosovë.

“Humbësit më të mëdhenj nga ky proces rezultojnë të jenë nxënësit me integritet dhe familjarët e tyre, e fituesit më të mëdhenj nxënësit e pavetëdijshëm për dëmin që sjell kopjimi dhe keqpërdorimi nëpër testime (i toleruar dhe mundësuar nga mbikëqyrja dhe kontrolli i dobët)”.

Së këndejmi, thuhet se testimet e tilla kërkojnë përmirësim fundamental që të jenë në shërbim të qëllimit, ose duhen pezulluar deri në pjekjen e kushteve për t’u realizuar me integritet dhe paanshmëri të plotë.

“KPK po sot ka diskutuar edhe për çështje të tjera që do t’i ndihmonin organizimit më të mirë dhe arritjes së qëllimeve të këtij Këshilli, si dhe ka përcaktuar një sërë veprimesh për gjysmën e dytë të këtij viti”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori