LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Gjyqësor: Çdo përpjekje për minimin e pavarësisë së gjyqësorit është një kërcënim i drejtpërdrejtë për pavarësinë dhe demokracinë e shtetit

Këshilli Gjyqësor: Çdo përpjekje për minimin e pavarësisë së gjyqësorit është një kërcënim i drejtpërdrejtë për pavarësinë dhe demokracinë e shtetit

Çdo përpjekje për të minuar pavarësinë e gjyqësorit përmes presioneve të çdo lloji dhe nga kushdo kundër anëtarëve të Këshillit gjyqësor dhe gjyqtarëve paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë dhe demokracisë së shtetit dhe sundimit të ligjit, reagojnë nga Këshilli gjyqësor.

“Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut periudhën e kaluar me vëmendje i ka përcjellë zhvillimet në lidhje me deklaratat e bartësve të pozitave më të larta shtetërore dhe shpreh shqetësim sepse të njëjtat reflektojnë në integritetin e anëtarëve të Këshillit gjyqësor dhe gjyqtarëve që ndikojnë drejtpërdrejtë në perceptimin dhe besimin e qytetarëve për punën e Këshillit Gjyqësor dhe të gjyqësorit”, qëndron në kumtesën nga Këshilli gjyqësor.

Në çdo shtet ligjor, theksohet, pavarësia e gjyqësorit është një nga shtyllat bazë për garantimin e ligjshmërisë, drejtësisë dhe mbrojtjes dhe lirive të qytetarëve.


“Anëtarët e Këshillit gjyqësor dhe gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo formë presioni dhe ndikimi, në mënyrë që të mund të vendosin në mënyrë të pavarur dhe autonome, dhe në këtë drejtim Këshilli gjyqësor u bën thirrje të gjithë bartësve të funksioneve publike që gjatë punës dhe veprimit të tyre të respektojnë vazhdimit Kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën, me qëllim të sundimit të ligjit dhe kthimit të besimit te qytetarëve në sistemin”, thuhet në kumtesën e Këshillit gjyqësor.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor periudhën e fundit janë gjetur në fokus të opinionit, fillimisht pas rokadave të brendshme të kryesisë dhe dorëheqjeve dhe zgjedhjes së anëtarëve të rinj, e më pas pas njoftimeve të ekzekutivit për ta reformuar atë. Qeveria para Vitit të Ri ka nisur procesin për miratimin e Ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor, i cili sipas paralajmërimeve duhet të miratohet deri në qershor të këtij viti dhe ndërkohë në Kuvend është paraqitur interpelancë kundër pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor që zgjidhen në Kuvend.

Grupet parlamentare të OBRM-PDUKM-së, VLEN-it dhe ZNAM javën e kaluar në Kuvend kanë dorëzuar interpelanca individuale për anëtarët e Këshillit Gjyqësor – Vesna Dameva, Milazim Mustafa, Tanja Çaçarova-Ilievska, Pavlina Cërvenkovska dhe Selim Ademi.

Sipas Rregullores së Kuvendit dhe afateve, pritet që seanca për diskutimin e interpelancave të mbahet deri në mars ose në fillim të marsit.

Këshilli është i përbërë nga 15 anëtarë, tetë prej të cilëve i zgjedhin gjyqtarët nga radhët e tyre, pesë zgjidhen nga Kuvendi, dy prej të cilëve me propozim të presidentit të shtetët. Sipas funksionit anëtarë të Këshillit janë kryetari i Gjykatës supreme dhe ministri i drejtësisë, të cilët marrin në punën e Këshillit pa të drejtë vote. Mandati i anëtarëve të zgedhur zgjat gjashtë vjet me të drejtë të edhe një zgjedhjeje tjetër.

Me propozim të presidentit të vendit, anëtarë të Këshillit janë Vesna Dameva, e zgjedhur në dhjetor të vitit 2019 dhe Milazim Mustafa i zgjedhur në korrik të vitit 2019.

Anëtarët e Këshillit të zgjedhur nga Kuvendi janë Tanja Çaçarova-Ilievska e zgjedhur në dhjetor 2021, Pavlina Cërvenkovska e zgjedhur në dhjetor 2020 dhe Selim Ademi i zgjedhur në dhjetor 2019.

Pesë prej anëtarëve nga radhët e gjyqtarëve u zgjodhën vitin e kaluar. Në dhjetor, gjyqtarët Ariton Ala nga Gjykata e Apelit në Shkup dhe Danka Ristova nga Gjykata e Apelit në Shtip, më parë në shtator, u zgjodh gjyqtarja Xheneta Bektoviq nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit si anëtare e Këshillit nga radhët e gjyqtarëve që i përkasin komuniteteve që përbëjnë më pak se 20 për qind të popullsisë së vendit, ndërsa në qershor anëtarët të ri u bënë gjyqtarët Isamedin Limanii nga Gjykata Supreme dhe Aleksandar Kambovski nga Gjykata e e Apelit-Manastir.

Tre anëtarët e mbetur të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve janë gjyqtarja Antoaneta Dimovska e zgjedhur në korrik 2023, gjyqtari Ivica Nikolovski i zgjedhur në shtator 2022 dhe Hanif Zendeli i zgjedhur në janar 2020.

Organi i vetëm për përzgjedhjen, vlerësimin dhe kontrollin e punës së gjyqtarëve dhe gardian i besimit të qytetarëve në gjyqësor – Këshilli Gjyqësor, e nisi vitin me “rokadë” të kryesisë, dhe e mbylli me karrige bosh në pozitën e kryetarit të Këshillit. Në seancën e 3 janarit të këtij viti, me 13 vota për kryetar të ri të Këshillit Gjyqësor është zgjedhur gjyqtari Aleksandar Kambovski, i cili vjen nga Gjykata e Apelit në Manastir dhe është zgjedhur anëtar i Këshillit në qershor të vitit të kaluar.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave

AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë

Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë

Lajme
Çka e gjeti KQZ-në?

Çka e gjeti KQZ-në?

Lajme
Jashari i OVL - UÇK-së tregon arsyet e bojkotimit të aktiviteteve nga qeveria për pavarësi dhe Epopenë

Jashari i OVL - UÇK-së tregon arsyet e bojkotimit të aktiviteteve nga qeveria për pavarësi dhe Epopenë

Lajme
Kalo në kategori