Ndodhet në Palm Springs për disa ditë pushimi, por Kesha duket se ka probleme me bikinit. Këngëtarja 29-vjeçare, me anë të një fotografive të postuara në Instagram, u është ankuar fansave se bikinit i ka shumë të vogla për të mbajtur nën kontroll “asetet” e saj.

“Epo. Hmm. Nuk më bëjnë...”, ka shkruar ajo, transmeton Top Channel.


kesh1

Në një foto tjetër, edhe pse i rrinin të vogla, Kesha kishte zgjedhur sërish të njëjtin bikini për të përshëndetur fansat e saj.

Para disa ditësh, këngëtarja postoi një foto ku tregonte të pasmet si një kundërpërgjigje ndaj gjithë atyre personave që “online” janë treguar shumë të ashpër me pamjen e saj të jashtme.

kesh

“Trupi im nuk është puna juaj, kështu që puthmëni prapanicën time magjike dhe aspak perfekte”, shkroi Kesha.