LAJMI I FUNDIT:

BE kërkon që t’i vazhdohet mandati i EULEX-it në Kosovë

BE kërkon që t’i vazhdohet mandati i EULEX-it në Kosovë

Nga 14 qershori mandati i EULEX-it në Kosovë ka përfunduar. Ditë më parë Presidenti i Kosovës kishte deklaruar se EULEX-i nuk është më i nevojshëm dhe se kompetencat duhet t’u dorëzohen institucioneve vendore.

Pas 12 viteve mandat në Kosovë mandati i EULEX-it në Kosovë ka përfunduar pavarësisht se ky mision vazhdon të jetë në Kosovë.

Në një përgjigje për RTV Dukagjinin Zyra për media e Bashkimit Evropian ka thënë se është në interes të Kosovës dhe BE-së që EULEX-i të vazhdojë të jetë prezentë në Kosovë.

“Kosova mori angazhim në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit për të punuar me Bashkimin Evropian, përfshirë EULEX-in në mënyrë që t’iu vihet në ndihmë Institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit…Është në interes të Kosovës por edhe të vet Bashkimit Evropian që mandati i EULEX-it të vazhdojë”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Zyrës për media të bashkimit Evropian.

Në bazë të përvojës vazhdimi i mandatit të EULEX-t ka ndodhur përmes një letër-shkëmbimi mes Presidentit dhe Bashkimit Evropian por këtë vit një letërkëmbim i tillë nuk ka ndodhur.

Njohësi i çështjeve juridike Ehat Miftaraj ka thënë se Kosova nuk guxon që në mënyrë të njëanshme t’ia ndërpres mandatin EULEX-it.

“Kosova nuk ka fuqi e as nuk ka guxim të merr një veprim për t’ia ndërprerë mandatin EULEX-it. Sa më shpejt që është e mundur që Kosova të merret vesh me BE-në për vazhdimin e mandatit të EULEX-it. Kosova mund të ndërpresë mandatin e EULEX-it por pasojat do të jenë të madha si në aspektin e liberalizimit të vizave apo proceseve tjera, deklaroi Ehat Miftaraj.

Me 14 qershor misionit të EULEX-it i ka skaduar mandati, por institucionet vendore ende nuk kanë dalë me ndonjë sqarim për vazhdimin e misionit të tij./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori