LAJMI I FUNDIT:

Kërkoi 160 mijë euro ndihmë për shërimin e një personi që nuk ekziston, gjilanasi ndalohet nga prokuroria pasi përfitoi përmes mashtrimit

Kërkoi 160 mijë euro ndihmë për shërimin e një personi që nuk ekziston, gjilanasi ndalohet nga prokuroria pasi përfitoi përmes mashtrimit

Prokuroria Themelore në Gjilan njoftoi të enjten se ka ndaluar të dyshuarin A.S., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘Mashtrimi’ dhe ‘Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’.

Sipas njoftimit, dyshohet se i njëjti duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë dhe varësinë nga substancat narkotike të një personi, ia ka marrë kartelën bankare dhe më pas në rrjetet sociale ka bërë thirrje për ndihmë në shumë prej 160 mijë euro, kinse për shërim të djalit të të dëmtuarit G.D., i cili realisht nuk ekziston.


“Ashtu që 30 persona dërgojnë para për ndihmë dhe i dyshuari tërheq një shumë rreth 4,296.50 euro”, thuhet në komunikatën për media.

Prokuroria Themelore në Gjilan brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale. /Telegrafi/