Njohësit e çështjeve ekonomike, Hekuran Murati dhe Ismet Mulaj, kanë kërkuar që deputetët të jenë më të përgjegjshëm sa iu përket përgjegjësve që i kanë konform ligjeve ekonomike. Sipas tyre, çdo prolongim i projektligjeve ekonomike është sinjal negativ për investitorët e huaj.
Në Kuvendin e Kosovës kanë kaluar në parim Projektligji për të Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe ai për Tatimin në të Ardhurat Personale. Këto dy projektligje u bartën nga seanca e kaluar pasi nuk kanë mundur të hidhen në votim për shkak të mungesë së kuorumit. Në lidhje me këtë çështje, eksperti financiar Hekuran Murati ka thënë për gazetën “Epoka e re” se sa iu përket projektligjeve janë dy ndryshime për të cilat do të duhej të bëhej debat, heqja e tatimit prej pesë përqindësh në primet e shkruara nga kompanitë e sigurimeve, si dhe heqja e dividendës nga të hyrat e liruara nga tatimi.
“Mungesa e kuorumit në Kuvend nuk është se ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit për arsye se projektligjet në fjalë nuk parashohin ndryshime substanciale në politikat fiskale. Mirëpo ndikimi vjen tërthorazi për aq sa kjo gjendje e ngecjes së legjislativit të vazhdojë, për shkak se te investitorët e mundshëm çon sinjale të mungesës së stabilitetit politik dhe pasigurisë në investime”, ka thënë Murati, duke shtuar se heqja e tatimit prej pesë përqindësh në primet e shkruara nga kompanitë e sigurimeve nëse zbatohet si duhet, paraqet një hap para në zhvillimin e sektorit të sigurimeve jo të detyrueshme.
“Megjithatë, duhet shtuar kujdesi dhe mbikëqyrja nga ana e BQK-së dhe ATK-së në mënyrë që të evitohen manipulime të cilat çojnë në nëndeklarim të fitimit të kompanive të sigurimeve”, ka thënë ai.
Kurse sa i përket rikthimit të dividendës në kategorinë e të hyrave që tatimoren, paraqet hap prapa sa i përket tërheqjes së investimeve të reja. “Për shkak se me këtë veprim zvogëlohet niveli i kthimit në investim dhe me të edhe interesimi për të investuar”, është shprehur Murati.
Njohësi i çështjeve ekonomike dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Ismet Mulaj, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se momentumi i krijuar në Kuvendin e Kosovës është duke pamundësuar krijimin e reformave ekonomike. “Situata e cila është krijuar në Kuvendin e Kosovës po pamundëson krijimin e reformave ekonomike, pasi po pamundësohet miratimi i ligjeve të cilat janë strukturore për mënyrën e të bërit biznes në Kosovë”, ka thënë Mulaj.
Ai ka shtuar se ky neglizhim i deputetëve të Kosovës dhe mospjesëmarrja në seancë, kur në rend dite janë ligjet ekonomike, është destimulim për investitorët e huaj. “Situata e krijuar fatkeqësish është duke e zvogëluar mundësinë që në vendin tonë të vijnë dhe të investojnë investitorët e huaj, duke marrë parasysh edhe faktin që vendet që kanë korrupsion dhe probleme politike nuk janë atraktive për investitorët e huaj. Prandaj, kjo situatë nuk është e favorshme për reformat strukturore ekonomike”, ka thënë Mulaj.
Ndërkaq sa i përket tatimit të dividendës, Mulaj ka thënë se çdo tatim i ri dhe çdo taksë e re është barrierë për t’i bindur investitorët e huaj për të investuar në Kosovë. “Do të apeloja te të gjithë deputetët e Kosovës që mos ta ngarkojnë sistemin tatimor me taksa të reja. Pastaj kemi edhe taksën prej 5 përqindësh të të tatuarit në qarkullim për kompanitë e sigurimeve në Kosovë. Kjo është ngarkesë dhe në këtë mënyrë po krijon një situatë jo të favorshme për ta zhvilluar afatizimin e tyre në Kosovë”, është shprehur Mulaj. /Epoka e Re/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
25-vjetori i themelimit, Murtezaj: ATK Për këto vite ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime, dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale
Meka Halal Food – Cilësia dhe tradita që na bashkon
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe
Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon
American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta