Kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës së tij zgjedhore, kishte premtuar se Programi i tij Qeverisës, që vitin e parë, do të përfshinte reforma për skemën pensionale edhe sociale, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur as pas dy vitesh.
Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se aktualisht janë 149 mijë pensionistë kosovarë që marrin nga vetëm 100 euro në muaj, shumë kjo e pamjaftueshme për jetesë normale.
Jakaj ka thënë se reformat pensionale dhe sociale janë paraparë në programin qeverisës 2021-2025, por ato nuk kanë ndodhur.
“Në programin qeverisës 2021-2025 është paraparë reforma pensionale dhe sociale, por ajo nuk ka ndodhur brenda dy viteve të para. Kanë ndodhur disa propozime, disa vendime, por reforma nuk ka pasur. Aktualisht janë 200 mijë pensionistë, prej tyre 49 mijë janë kontribut-pagues, ndërsa 149 mijë janë pensionistë të cilët marrin shumën mujore prej 100 eurove. Shuma prej 100 eurove nuk është e mjaftueshme. Për këtë arsye konsiderojmë si IKD se reforma pensionale dhe sociale duhet të behët sa më shpejt”, tha Jakaj.
Ai shprehet se gjendja e pensionistëve është rënduar edhe më shumë nga krizat botërore dhe rritja e çmimeve e produkteve bazë.
“Sot pensionistët ballafaqohen me jetesë të rëndë, si pasojë e tri krizave botërore: pandemia COVID-19, kriza energjetike dhe kriza e shkaktuar nga agresioni rus që ka ndodhur në Ukrainë. E kemi parë sesi produktet bazë, si kripa, buka, mielli, pemët, perimet e mishi, janë shtrenjtuar; është shtrenjtuar çmimi i energjisë, çmimi i banimit. Për këtë arsye Qeveria është dashur ta bëjë ndryshimin. Jo t’i zvogëlojë pensionet në emër të reformës, por në emër të kësaj skeme të zgjerohen ato, që ata të mos kenë probleme për ta kaluar një muaj jetesë”, shprehet ai për EO.
Tutje, ai e ka cilësuar të drejtë vendimin e i Gjykatës Kushtetuese për t’u shfuqizuar dispozita ligjore për pensionistët të cilët nuk kanë pasur 15 vjet përvojë pune.
“Si rezultat i mosreformimit të Ligjit për Skemat Pensionale, e kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e shfuqizon dispozitën ligjore, përkatësisht një nen diskriminues për pensionistët të cilët nuk kanë mundur ta marrin pensionin e plotë për shkak se nuk e kanë 15-vitshin, para 31 janarit të vitit 1999. Fatmirësisht kjo dispozitë është shfuqizuar dhe është urdhëruar Kuvendi dhe Qeveria që t’i bëjnë ndryshimet deri me 15 korrik 2023”, tha ai.
Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Njazi Gashi tha se as kjo Qeveri nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna gjatë fushatës.
“Nuk është vetëm kjo Qeveri, por të gjitha qeveritë, në kampanja zgjedhore premtojnë mjaltë dhe qumësht, por në realitet na ofron therra dhe shkurre. Edhe kjo qeveri nuk i ka përmbushur premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës”, shprehet Gashi.
Ai tha se kur flitet për pensionistët, duhet të pyeten vetë ata, porse Ministria e Financave ka refuzuar vazhdimisht që t’i përfshijë në proces.
“Më e keqja është se nuk ka vesh me dëgjuar dhe nuk e ka sensin e të dëgjuarit. Kur bëhet fjalë për pensionistët duhet të pyeten pensionistët. Ne nuk jemi të verbër, nuk jemi të shurdhër. Ne nuk jemi më pak të ngritur në aspektin profesional dhe intelektual sesa ata që po vendosin për ne, bile po them me kompetencë që ata janë më pa përvojë dhe me pak të informuar për këto çështje sesa që janë pensionistët”, tha ai.
Gashi thekson se Qeveria e ka për detyrë t’i rrisë pensionet në bazë të indeksit të inflacionit.
“Këta kanë vendosë me na pre një këmishë, pavarësisht që s’i kanë matë dimensionet tona sa janë. Dimensionet tona janë të gjithë popullatës së Kosovës që është me një inflacion deri në 60 për qind brenda dy viteve. Qeveria e ka me ligj që ta bëjë vlerësimin e indeksit të inflacionit çdo fund vit dhe komfor inflacionit t’i rrisë pensionet për çdo vit. Ne po e dëgjojmë në media që është duke u bërë reformë. Ne i kemi bërë shkresë zyrtare përmes emailit Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të përfshijnë një person nga Lidhja e Pensionistëve në Komisionin për hartimin e këtij draft-ligji. Ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë, nuk na kanë ftuar kurrë. Kemi bërë kërkesë që të kemi një kopje të këtij draft-ligji dhe as kopje nuk na kanë dërguar. Për ata ne nuk ekzistojmë dhe për ata ne nuk paraqesim asgjë”, thekson Gashi.
Në fund, ai tha se më shumë se gjysma e parave që pensionistët marrin shkojnë në barna, kështu që atyre nuk u mbetet asgjë për ushqim e nevoja të tjera të jetës.
“Nuk mundesh me lidhë fillimin e muajit me fundin e muajit me 100 euro. Mesataren që e shpenzojnë pensionistët për barna është diku 60 euro dhe ju mbeten 40 euro. Nëse 40 euro përdoren për ushqim, nga një byrek në ditë që është 130 cent një, tani nuk ka as drekë as darkë, as për të paguar rrymë, as për ngrohje, as veshmbathje”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania