LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet përgjegjësi për nepotizmin, ndryshimet kadrovike paralajmërohen pas zgjedhjeve presidenciale

Kërkohet përgjegjësi për nepotizmin, ndryshimet kadrovike paralajmërohen pas zgjedhjeve presidenciale

Kryeministri Zoran Zaev dje kërkoi përgjegjësi politike dhe profesionale nga funksionarët pas indikacioneve nga Komisioni Antikorrupsion për ndikim në nepotizëm gjatë punësimeve të caktuara, ndërsa njëkohësisht bëri thirrje për tërheqje urgjente nga vendet e punës të personave të cilët ishin punësuar në atë mënyrë.

Me qëndrim të ngjashëm dolën edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Zaevit, Komisioni Antikorrupsion ka treguar se është sistem dhe se përfundimisht kemi sistem që funksionon pa marrë parasysh se a iu pëlqen kjo politikanëve ose jo.


“Në Antikorrupsion ka komente konkrete ku nuk ka nepotizëm, ndërsa kemi edhe komente konkrete ku ka pasur ndikim për nepotizëm. Prej këtu kërkoj tërheqjen dhe drejtpërdrejt, si kryetar i Qeverisë, u jap urdhër institucioneve qeveritare që personat të cilët janë punësuar në atë mënyrë menjëherë t’u ndërpriten marrëdhëniet e punës dhe të tërhiqen mbrapa. Kërkoj përgjegjësi politike dhe profesionale nga të gjithë ata”, tha Zaev.

Zaev: Jap urdhër të shkarkohen të gjithë familjarët që janë punësuar me ndikim të funksionarëve (Video)
Lexo po ashtu Zaev: Jap urdhër të shkarkohen të gjithë familjarët që janë punësuar me ndikim të funksionarëve (Video)

Kryeministri theksoi se deri më 5 maj nuk mund të shkarkoj ministra sepse ka ndalesë ligjore.

Sheqerniska, nga ana e saj, theksoi se e kanë pranuar porosinë nga qytetarët, dhe se do të ketë ndryshime kadrovike menjëherë pas zgjedhjeve.

Shilegovi, iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e ndëshkojnë shtetin, nëse vlerësojnë se LSDM-ja duhet të ndëshkohet.

Ai shprehu shpresë dhe bindje se zgjedhjet në maj do të jenë korrekte dhe demokratike siç ishin në rrethin e parë. Pasi ta zgjedhim presidentin, pastaj është çështja e partisë sonë politike për vërtetimin e përgjegjësisë individuale për bartësit e funksioneve”, tha Shilegov.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në nëntë, prej 18 rasteve të shqyrtuara, vërtetoi se kishte pasur ndikim gjatë punësimit të familjarëve të funksionarëve. Në të gjitha këto rastet kishte ndryshime në aktet për punësim ose në kriteret në shpalljet që ata të përgjigjen për kandidatin i cili duhej të punësohej, i cili ishte në lidhje familjare me funksionar.

Në mesin e rasteve ku ishte vërtetuar nepotizëm janë përfshirë familjarë të ministrave të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe i Kulturës, Asaf Ademi. Pastaj të deputetëve të LSDM-së, Aleksandër Kiracovski, Kostadin Kostadinov dhe Mira Stojçevska. Rast të nepotizmit ishte zbuluar edhe te kryetari i Prilepit, Ilija Jovanovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Qorrolli: Ranë maskat e LDK-së, votat e manipuluara duhet të anulohen

Qorrolli: Ranë maskat e LDK-së, votat e manipuluara duhet të anulohen

Lajme
A kërkoi Thaçi të vij në Kosovë për varrimin e babait? Gjykata Speciale: Aktualisht nuk mund të japim informacion

A kërkoi Thaçi të vij në Kosovë për varrimin e babait? Gjykata Speciale: Aktualisht nuk mund të japim informacion

Lajme
Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Lajme
Arrestohet kryeshefi i KRU

Arrestohet kryeshefi i KRU "Gjakova" - Prokuroria Speciale tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë dhe zyrën e tij

Lajme
Kalo në kategori