Prokuroria Themelore e Pejës, ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj shoferit i cili të dielën goditi me veturë dy fëmijë në qytetin e Pejës.
Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore, Shkodran Nikçi.
Nikçi ka bërë të ditur gjithashtu se shoferi ka qenë nën ndikimin e alkoolit, dhe se i njëjti është recidivist i disa veprave penale.
“Është dorëzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. I njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe është recidivist i disa veprave penale”, ka thënë Nikçi për Telegrafin.
K.M dyshohet se ka kryer edhe veprat e tjera penale si “lëndim i lehtë trupor”, “blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “sulmit” “grabitje”, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Në kërkesën për paraburgim që ka siguruar Telegrafi kundër të pandehurit K.M 24 vjeçar nga Klina e Poshtme, komuna e Skenderajt, thuhet se “me datë 08.04.2023, nga ana e Policisë së Kosovës kemi pranuar kallëzimin penal me nr. 2024-DR-246 të datës 08.04.2024, ndaj të pandehurit K.M, i dyshuar për vepër penale vepër penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371 par. 3 të KPRK-së.
Me datë 08.04.2024, kjo prokurori ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit K.M për vepër penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371 par. 3 të KPRK-së”.
Tutje në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, thuhet “se është plotësuar kushti i parë themelor nga neni 163 par 2 lidhur me nenin 184 par 1 pika 1.2.3 të KPPRK-së, pra se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të lartcekur e vërtetojnë provat materiale dhe personale si në vijim: raportet mjekësore për të dëmtuarit, deklarata nr.2024-DR-246 dt.08.04.2024 ora 10:05h, deklarata nr.2024-DR-246 dt.08.04.2024 ora 09:55, procesverbali i marrjes në pyetje i të dyshuarit K.M, për të dyshuarin video-incizimi nga vendi i ngjarjes, foto-dokumentacioni si dhe shkresat e tjera të lëndës”.
Prokuroria përmend gjithashtu se i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes në momentin e aksidentit mirëpo ishte ndaluar nga qytetarët.
“Kërkesën nga pika 2.5.1 të nenit 163 të KPPRK-së, e lidhur me nenin 184, pika 1.2.1 të KPPRK-së, e parashtrojmë për faktin se po qesë i pandehuri K.M, mbetet të mbrohet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, pasi që duke pasur parasysh se i njëjti pas kryerjes së veprës penale, i njëjti pas rastit menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes, përreth diku 200m më larg, ku edhe është ndaluar nga qytetarët deri në ardhjen e policisë, duke i lënë të dëmtuarit në gjendje të rëndë shëndetësore, andaj ekziston mundësia që i njëjti të arratiset dhe në këtë mënyrë, të pamundësohet sigurimi i prezencës së të njëjtit në fazat e mëtutjeshme të procedurës”.
Tutje në dosjen e Prokurorisë që ka siguruar Telegrafi thuhet se i pandehuri duke qenë në gjendje të dehur dhe paaftësisë ngasëse motorike, i njëjti e tejkalon veturën që ishte para tij, duke dalur kështu në shiritin e djathtë e gjithashtu duke përfunduar në trotuar ku fillimisht i godet dy të dëmtuarit O.S dhe A.S, e më pas i godet edhe të dëmtuarit në motocikletë D.H dhe P.V.
Ndryshe njëri nga fëmijët e aksidentuar i moshës 8 vjeç, aktualisht është duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, dhe e i njëjti ka pësuar lëndime të rënda.
Drejtori i Klinikës Intensive, Shaqir Uka në një prononcim për Telegrafin ka treguar se pacienti i lindur në vitin 2016, aktualisht është në gjendje stabile por me lëndime serioze.
“Gjendja e pacientit aktualisht është stabile por me lëndime serioze. Tani jemi në fazën e ekzaminimeve dhe në fazën ku jemi duke u mundur ta stabilizojmë gjendjen e përgjithshme të tij”, ka thënë Uka.
Ai ka treguar se pacienti në fjalë ka lëndime në kokë, mushkëri dhe ne ekstremitetet e tjera.
“Lëndimet janë të rënda, ka gjakderdhje në regjionin e kokës, ndrydhje në mushkëri dhe lëndime në ekstremitetet e tjera”, ka deklaruar Uka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bilall-sherifi-850x527-780x439-1-e1739300072923-780x439.png)
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
![Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-30-780x439.jpg)
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht