Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës caktimin e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për shitje të aviobiletave të falsifikuara.
Sipas Prokurorisë R.I., dhe A.D., dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Mashtrimi”, nga neni 335 par.2 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 398 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
“Pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arritur që me sukses të identifikojnë dhe të arrestojnë dy të dyshuarit e lartcekur, në një rast të mashtrimit të qytetarëve, përmes shitjes së biletave të falsifikuara, si brenda territorit të Republikës së Kosovës, ashtu edhe jashtë saj”, tuhet në komunikatën e Prokurorisë, përcjell Telegrafi.
Sipas Prokuririsë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se, duke filluar nga data 23.07.2018, e deri në momentin e arrestimit, më 26.04.2019, të dyshuarit e lartcekur, pas marrëveshjes paraprake në mes tyre për kryerjen e mashtrimit, i dyshuari R.I., si pronar i agjensioneve “Sky Travel”, “Euro Travel”, “Euro Reisen”, me seli në Pejë dhe e dyshuara A.D., si punonjëse në këtë agjension, i kanë mashtruar qytetarët përmes paraqitjes së fakteve të rreme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material për vete, në data të ndryshme dhe në qytete të ndryshme, duke filluar nga Prishtina, Peja, Gjilani dhe Gjakova, u kanë shitur aviobileta fiktive për fluturime jashtë Kosovës, ndërsa këto fluturime nuk janë realizuar fare, e për të cilat të dëmtuarit kanë paguar shuma të ndryshme të të hollave, ndërsa paratë e marrura nuk janë kthyer te ata asnjëherë, kështu duke u shkaktuar dëme materiale në vlera të ndryshme. Me këtë të dyshuarit R.I., dhe A.D., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 335 par.2 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
“Po ashtu, ekziston dyshimi i bazuar se, nga data 18.08.2018 dhe në vazhdimësi deri më datën e arrestimit të dyshuarit e lartcekur, me vetëdije të plotë kanë përpiluar aviobileta të falsifikuara në emër të Agjensionit turistik “Reisburo Prishtina”, me seli në Prishtinë dhe u kanë shitur këto bileta të dëmtuarve në vlerë prej 600.00 euro, në relacionin Prishtinë-Shtutgard, për datën 19.08.2018, ndërsa kur të dëmtuarit kanë tentuar të realizojnë fluturimin është vërtetuar se këto bileta i kanë blerë nga kompania “Sky Travel”, ashtu që të dyshuarit kanë vepruar njëjtë edhe më 14.12.2018. Me këtë të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 398 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi