LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim ndaj personit që u prezantua si polic e i kërkoi 30 mijë euro Adriana Hoxhiqit

Kërkohet paraburgim ndaj personit që u prezantua si polic e i kërkoi 30 mijë euro Adriana Hoxhiqit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, sot ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit me inicialet Xh.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Mashtrimi”, dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”.

Sipas një njoftimi për media, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime në mënyrë urgjente, duke autorizuar policinë për zbatimin e tyre, me aprovim të gjykatës kompetente.

Arrestohet personi i dyshuar që ia kërkoi 30 mijë euro Adrijana Hoxhiqit duke iu prezantuar si polic
Lexo po ashtu Arrestohet personi i dyshuar që ia kërkoi 30 mijë euro Adrijana Hoxhiqit duke iu prezantuar si polic

“Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime në mënyrë urgjente, duke autorizuar policinë për zbatimin e tyre, me aprovim të gjykatës kompetente, ashtu që ka lëshuar urdhëresë të përkohshme për zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, përfshirë fotografimin e fshehtë dhe vëzhgimin me video në vendet publike dhe private, monitorimin e fshehtë të bisedave në vende publike dhe private, simulimin e veprës penale, i cili është kryer me dhënien e mjeteve monetare të dyshuarit në vlerë prej 11,000 € (njëmbëdhjetë mijë euro), si dhe përgjimin e telekomunikimeve, me ç’ rast ka rezultuar deri te arrestimi në flagrancë i të dyshuarit”, thuhet në njoftim.


I kërkoi 30 mijë euro duke iu prezantuar si polic, Hoxhiq: Më tha "nëse nuk bën marrëveshje, do të dëmtohesh politikisht"
Lexo po ashtu I kërkoi 30 mijë euro duke iu prezantuar si polic, Hoxhiq: Më tha "nëse nuk bën marrëveshje, do të dëmtohesh politikisht"

Siç thuhet në njoftim, personi me inicialet Xh.P., dyshohet se në vazhdimësi i ka mashtruar palët duke u prezantuar si pjesëtar i Policisë së Kosovës (hetues në krime ekonomike), me qëllim të përfitimit material.

“Ai ju ka thëne palëve ankuese se është duke hetuar disa lëndë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe se është në gjendje t’i rregullojë këto raste nëse pala ankuese pranon të jap ryshfet në vlerë prej  30,000 € (tridhjetë mijë euro). I dyshuari, me aktvendim të prokurorit ndodhet në masën e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Politikë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

Politikë
Kalo në kategori