LAJMI I FUNDIT:

​Kërkohet pako ekonomike për mbështetje të fëmijëve me aftësi të kufizuara

​Kërkohet pako ekonomike për mbështetje të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë ka kërkuar sigurimin e shërbimeve esenciale për fëmijët me aftësi të kufizuar gjatë kohës së pandemisë me COVID-19.

KOMF ka thënë se gjendja e fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe prindërve të tyre është rënduar edhe më shumë gjatë kësaj kohe të përballjes me koronavirusin dhe ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, i Arsimit dhe kryetarët e komunave të Kosovës të marrin parasysh nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuar duke krijuar pako ekonomike për mbështetjen e tyre.

KOMF ka kërkuar qasje në informacionet dhe udhëzimet e komunikuara rreth shëndetit publik, për fëmijët me aftësi të kufizuara.


“Mesazhet e transmetuara për shëndetin publik duhet të jenë gjithëpërfshirëse, duke mos diskriminuar apo stigmatizuar askënd. Gjithashtu, këto udhëzime duhet të jenë në përputhje me legjislacionin ekzistues në raste katastrofash natyrore ose në raste emergjente. Informacionet dhe udhëzimet duhet të kenë një gjuhë të qartë për t’u lexuar dhe kuptuar”, thuhet në reagim.

KOMF ka thënë se duhet eliminuar çdo pengesë financiare lidhur me qasjen në kujdesin shëndetësor për fëmijët me aftësi të kufizuar.

“KOMF kërkon nga institucionet përgjegjëse që të krijojnë një pako ekonomike për mbështetje të fëmijëve me aftësi të kufizuara, e cila mund të përmbajë pagesa të shumave për fëmijët me aftësi të kufizuara, ndihmë për shpenzimet specifike dhe zgjatjen automatike të çdo ndihme të marrë edhe nëse dokumentacionit të nevojshëm i ka skaduar afati. Shërbimet dhe pajisjet e domosdoshme në karantinë duhet të jenë plotësisht të qasshme për personat me aftësi të kufizuara”, thuhet tutje në reagim.

Në reagim thuhet se institucionet duhet të vendosin mekanizma për të autorizuar personat me aftësi të kufizuara të jenë në gjendje të dalin gjatë karantinimit të detyrueshëm, për periudha të shkurtra dhe në mënyrë të sigurt, kur përballen me vështirësi gjatë mbylljes dhe qëndrimit në shtëpi.

Gjithashtu kërkohet të bëhet sigurimi i qasjes në internet duke i liruar nga pagesa, dhe sigurimi i pajisjeve elektronike për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori