Kërkohet nga Maqedonia që të angazhohet në luftën kundër terrorizmit
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, duke komentuar raportin e Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), ka bërë të ditur se në rrjedhë e sipër është formimi i Komitetit Kombëtar për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm, në funksion të luftës kundër terrorizmit, ku fokus i veçantë do t’i jepet de-radikalizmit dhe programeve për parandalimin e këtij fenomeni.
“Njëkohësisht janë duke u zhvilluar konsultime ndërmjet resorëve përkatës për emërimin e amtarëve që do ta përbëjnë këtë komitet, ndërkohë që Qeveria gjatë mbledhjeve të ardhshme do të emërojë koordinatorin e këtij organi dhe dy zëvendës”, bëjnë të ditur nga dikasteri i sigurisë në Maqedoni.
Ndryshe, në raportin e fundit, sa i përket terrorizmit gjatë vitit 2016, Departamenti amerikan i Shtetit, në pjesën që ka të bëjë me Maqedoninë, ka theksuar nevojën e përforcimit të kapaciteteve të institucioneve shtetërore të Maqedonisë, për detektimin dhe për parandalimin e akteve terroriste pa mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.
Në raport po ashtu theksohet se në Maqedoni mungon korniza ligjore për luftë kundër shpëlarjes së parave dhe financim të terrorizmit, por edhe kriminalizimin dhe financimin e terrorizmit, ndërkaq nuk ka as rregullativë të komplikuar për ngrirje dhe konfiskim të mjeteve terroriste, e cila bëhet në bazë të vendimit gjyqësor.
Samet Shabani nga organizata joqeveritare Analitika, e cila ka zhvilluar më shumë hulumtime rreth politikave të Qeverisë ndaj ekstremizmit të dhunshëm, për Radion Evropa e Lirë thotë se autoritetet maqedonase kanë tendencë që çështje e ekstremizmit të dhunshëm ta vështrojnë vetëm nga perspektiva e zbatimit të ligjit.
Kjo, thotë Shabani, demonstrohet nga fakti se Maqedonia si shtet nuk ka strategji të veçantë për luftim të ekstremizmit të dhunshëm, por luftimi i ekstremizmit të dhunshëm shihet si pjesë e strategjisë më të gjerë kundër terrorizmit.
“Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm kërkon një strategji ku do të angazhohen dhe fuqizohen individë dhe grupe në nivel lokal, për të krijuar rezistencë kundër ekstremizmit të dhunshëm. Komunitetet kanë një rol kyç në njohjen dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, pasi që kjo dukuri po ndodh nëpër lagjet e tyre, tek njerëzit që janë të afërmit e tyre, miqtë e tyre, dhe njerëz që i njohin”.
“Prandaj, është jetike që vet komunitetet të pajisen me mjetet dhe aftësitë e duhura, në mënyrë që të mund ta adresojnë këtë kërcënim që po dëmton çdo komunitet individual”, thotë Shabani.
Nga ana tjetër, Vlladimir Pivovarov ish drejtues i shërbimeve të inteligjencës, vlerëson se Maqedonia si shtet duhet të bëj hulumtime thelbësore rreth motiveve që të rinjtë nga Maqedonia çon të kyçen në luftërat e huaja.
“Shkenca është përjashtuar nga institucionet e sigurisë, ndërkohë që pikërisht hulumtimet shkencore duhet të paraqesin një strumbullar të pikënisjes së ndërtimit të strategjive të caktuara në luftën kundër terrorizmit”.
“Me rëndësi të veçantë është të ndërmerren më shumë masa si preventivë, dhe njëkohësisht me shumë kujdes të ndiqen dhe analizohen numrat e personave të cilët përfshihen në luftërat e huaja dhe atyre të cilëve kthehen sërish në Maqedoni”, thekson Pivovarov.
Ekspertët e sigurisë thonë se një kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet risocializmit të personave dhe familjeve të tyre, pas kthimit nga zonat e luftës, shkruan REL.
“Aktualisht në Maqedoni nuk ka asnjë program aktiv për risocializimin dhe riintegrimin e luftëtarëve të huaj të cilët janë kthyer, dhe të cilët, në sajë të mungesës së programeve, mund të kthehen në fushëbetejë në të ardhmen. Personat që janë dënuar me burg për shkak të ekstremizmit të dhunshëm do të jenë në kontakt me të burgosurit e tjerë, që tanimë janë më të ndjeshëm, në krahasim me njerëzit e tjerë në përgjithësi, ndaj ideve radikale, dhe ka gjasa të përpiqen që t’i bindin ata për t’i përhapur idetë e tyre”, thekson Samet Shabani nga Qendra hulumtuese Analitika.
Në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin në vitin 2016 përmendet edhe Maqedonia, me ç`rast theksohet ndërmarrja e tri aksioneve të ndryshme anti-terroriste, prej të cilave, njëra ka qenë në koordinim me Shqipërinë dhe Kosovën, që ka sjellë deri në arrestimin e 23 personave.
“Qeveria e Maqedonisë, në mars ka miratuar strategji nacionale për anti-terrorizëm. Në strategji ka pjesë të përkushtuar për mbrojtje nga ekstremizmi i dhunshëm, por nuk ekziston strategji nacionale për luftim të ekstremizmit të dhunshëm. Qeveria ka krijuar një draft-plan për anti-terrorizëm në nëntor, dhe e ka dorëzuar për shqyrtim në Komisionin Evropian. Megjithatë, në këtë plan aksional mungojnë shenjat për implementim, vlerësim të financimit, si dhe mekanizmat për mbikëqyrje të evoluimit”, nënvizohet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles