Angazhim më i madh dhe konstruktivitet u kërkua nga Kosova dhe Serbia për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të dialogut të Brukselit.
Në tryezën e organizuar të mërkurën nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) për të ardhmen e dialogut, u tha mes tjerash se Prishtina dhe Beogradi aktualisht nuk kanë gatishmëri për arritjen e një marrëveshje finale dhe zbatimin e ujdive aktuale.
Profesori në universitetin “Johns Hopkins” në ShBA, Daniel Server tha se dialogu teknik ishte shumë më produktiv sesa dialogu i tanishëm politik.
Ai theksoi se njohja reciproke duhet të jetë qëllim final i dialogut, mirëpo shtoi se aktualisht nuk po e sheh se mund të ndodh në këto rrethana.
“Dialogu teknik ishte shumë më produktiv sesa dialogu aktual politik. Pyetja është pse ndodh kështu? Duket se nuk ka një gatishmëri për normalizim politik nga Beogradi. Presidenti Vuciq shprehu interesim për ndryshime politike, ku qeveria e re serbe është në mbështetje të atyre për invazionin rus në Ukrainë. Po ashtu edhe eufemizmi për botën serbe ku përfshihet edhe Kosova… Qëllimi kryesor duhet të jetë njohja reciproke e ndërsjellë, mirëpo këtë nuk po e shoh se po ndodh njëherë”, tha ai.
Krahas kësaj, analisti amerikan tha se vazhdimi i Administratës Biden në ShBA edhe për një mandat të dytë do të jetë më mirë për Kosovën dhe Ballkanin, sesa rikthimi i ish presidentit Donald Trump.
E dina dallimin mes Biden dhe Trump për Ballkanin. Biden e ka lëvizur politikën amerikane më afër Beogradit. Kjo është shumë e qartë, e ruan politikën e mbrojtjes së integritetit territorial të shteteve të Ballkanit Perëndimor, nëse zgjidhet do të vazhdojë të bëjë këtë. Trump dallon bukur shumë. Administrata e Trump ka negociuar me Thaçin dhe Vuçiq për ndarjen e Kosovës”, shtoi Server.
Pjesë e tryezës ishte edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e cila tha se Kosova dhe Serbia kanë bërë hapa të vegjël
“Të dyja palët po i referohem Prishtinës dhe Beogradit kanë marrë hapa të vegjël të parëndësishëm sa i përket impelementimit të marrëveshjes. Veç edhe një hapë sa do i vogël i aktit drejt implementimit do të nënkuptonte një gjë se është një veprim vendimtar se ke pranuar për implementimin e marrëveshjes”, tha ajo.
Ndërkaq, ish ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, kërkoi nga Bashkimi Evropian të merr një rol më aktiv në dialog, derisa tha se do të jetë i vështirë ndryshimi i qasjes destruktive të Serbisë në këtë proces.
“Do të jetë bukur e vështirë për të parë një qëndrim tjetër në vitet në vijim nga ana e Serbisë. Serbia dhe Vuçiq e kuptojnë realitetin e ri dhe rendin e ri global. Ka shumë fuqi mesatare që po fitojnë fuqi në këtë realitet dhe ai po mundohet të navigojë dhe kjo po shihet. Nuk ma merr mendja që ai ka vullnetin dhe që është i nxitur që të shkojë përpara në këtë proces”, theksoi Bushati.
Në anën tjetër, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, tha se nuk pret marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë pa prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Pa prezencë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dyshoj se do të kemi zbatim të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Është një vakum tash. Beogradi po pret një ndryshim të kontekstit ndërkombëtar që ndoshta do t’i shkojë përshtati. Kur flasim për dialogun duhet të kemi parasysh se çfarë po mendon Beogradi në prapavijë dhe sesi stimulon me dialogun dhe shkatërron komunitetin serb në Kosovë”, deklaroi ajo.
Po ashtu penalistët kërkuan që Bashkimi Evropian të ketë qasje të barabartë në dialog mes palëve./KosovaPress/Telegrafi/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: “Burrë”

FDT dhe BNJVL: Me 350.000 dollarë 11 komuna do të realizojnë dokumentacione teknike për projekte të reja

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker