LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa për djegien e mandateve në veri vlerësohet shantazh ndaj Kosovës

Kërkesa për djegien e mandateve në veri vlerësohet shantazh ndaj Kosovës

Shantazh ndaj Kosovës po vlerësohet kërkesa e Bashkimit Evropian që të zhvlerësohen mandatet e katër kryetarëve të sapozgjedhur në komunat veriore. Njohës të çështjeve të pushtetit lokal thonë se BE-ja është dashur shumë më herët t’i analizojë situatat që mund të paraqiten në terren, dhe jo të dalë me kërkesa të tilla pas procesit zgjedhor. Disa nga kryetarët e zgjedhur shprehën të gatshëm të japin betimin e tyre.

Njeriu që mundohet të tregojë se është promovues i paqes ka paralajmëruar krizë të re në veri të Kosovës.


Këtë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka bërë pasi ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka refuzuar kërkesën e BE-së që të zhvlerësohen mandatet e kryetarëve të sapozgjedhur shqiptarë në katër komunat veriore.

Refuzimin e këtij propozimi e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se nuk mund të bëhen kërkesa që mandatet të humbin duke mos u kryer betimi i kryetarëve.

Izmir Zeqiri i cili më 23 prill është zgjedhur kryetar i Zubin Potokut, thotë se nuk ka informacione çfarë është diskutuar të martën në Bruksel.

Por, ai shton se për mandatin që ka marrë është i gatshëm të betohet dhe ta çojë atë deri në fund.

“Jemi në përgatitje e sipër që ta kryejmë këtë akt ceremonial, presim së shpejti që brenda një jave ose dhjetë ditësh kjo do të ndodhë… Kemi ftesa prej Ministrisë së Pushtetit Lokal, kështu që do të takohemi dhe harmonizojmë punët”, ka deklaruar ai.

Strukturat paralele serbe rrethojnë objektin e Komunës së Zubin Potokut
Lexo po ashtu Strukturat paralele serbe rrethojnë objektin e Komunës së Zubin Potokut

Megjithatë, Zeqiri shton se për çfarëdo vendimi do të koordinohen me Qeverinë.

I gatshëm për t’u deklaruar rreth kësaj çështjeje nuk ka qenë kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Ndërsa, kërkesën e BE-së e quan të papranueshme ish-ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati.

Ai thotë se për situatën aktuale, Brukseli është dashur t’i bëjë llogaritë para mbajtjes së zgjedhjeve.

“Kjo në njëfarë forme është presion dhe të mos themi poshtërim që provohet tash t’u bëhet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe kjo është e papranueshme. Por, nuk përjashtohet mundësia që do të ketë ulje në një diskutim dhe të gjendet një zgjidhje politike për situatën e krijuar” , ka thënë Ferati.

Kryetarët shqiptarë në katër komunat veriore janë zgjedhur më 23 prill, pas bojkotimit të procesit nga Lista Serbe.

Sipas ligjit, ata kanë kohë ta kryejnë betimin deri më 28 maj./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori