Gjatë ditës së hënë, ish-ambasadori i Kosovës më Maqedoninë e Veriu, Gjergj Deja, ka dëshmuar në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Dedaj ka bërë bërë disa deklarata interesante para Prokurorisë Speciale në Hagë.
“Me mua është marrë Serbia, ma ka shkatërruar jetën Serbia, ma ka shkatërru familjen Serbia, ma ka shkatërru karrierën Serbia dhe sot po më shkatërron Serbia. Dhe unë nuk kam dëshirë me shku në shtëpi hiç, kam dëshirë me ma ble ju një arkivol dhe me më kthy në Prishtinë”, ka thënë Dedaj.
Ai gjatë tërë seancës ka mohuar se është rrahur nga pjesëtarë të UÇK-së në fshatin Qirez në vitin 1998. Duke shtuar se shumë gjëra nuk i kujtohen, madje ai është shprehur se për shkak të regjimit serb i kanë mbetur shumë trauma.
Dedaj tha se ka momente që edhe po ta pyesin si e ka emrin, ai s’do të dinte si të përgjigjej.
“Isha ulur në karrige, kur i kam pa ato sjellje të pahijshme, jam ngritur në këmbë dhe jam mendu me i qetësu, mund ta kem marrë ndonjë grusht, si në futboll, që merr ndonjë bërryl apo grusht. Ajo për mu nuk është asgjë. Jeni ka bisedoni me një njeri tepër të veçantë dhe të jashtëzakonshëm, sa i përket sakrificave dhe vuajtjeve për lirinë e Kosovës…Shpeshherë mundem të mos jem në gjendje me më pyet si e kam emrin dhe mos ta di”, tha ai.
Duke i komentuar disa deklarata të tij në të kaluarën se është rrahur nga UÇK-ja, Dedaj tha se e pranon publikisht se i ka ekzagjeruar ato ngjarje.
Dedaj u nervozua nga pyetjet e prokurores, duke thënë se me pyetjet e saj po ia shkatërron jetën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia renditet e 36-ta
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur – dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe