Kërcënoi një person duke e detyruar ti jep para nga pazari ditor – arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast kanosje në që ka ndodhur në Shkabaj të Prishtinës.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën 05.01.2024 deri sa ishte në vendin e tij të punës, i dyshuari mashkull kosovar duke e kërcënuar e ka detyruar ti jep para nga pazari.
“Gjithashtu edhe më datën 06.01.2024 i njëjti ka shkuar në atë lokacion duke e kanosur në vendin e punës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/01/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































