LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimi i ri i ministrit izraelit për Libanin: Çdo gjë që bëmë në Gaza, mund ta bëjmë “copy-paste” në Bejrut

Kërcënimi i ri i ministrit izraelit për Libanin: Çdo gjë që bëmë në Gaza, mund ta bëjmë “copy-paste” në Bejrut

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka folur sërish për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit në kufirin me Libanin, dhe tha se ushtria izraelite nuk ka frikë nga konflikti, shkruan Times of Israel.

Në një intervistë për Wall Street Journal, Gallant tha se gjithçka që Izraeli aplikoi në Gaza mund të zbatohet edhe në Liban, transmeton Telegrafi.

“Ndërsa prioriteti ynë nuk është të shkojmë në luftë me Hezbollahun, 80,000 njerëz duhet të jenë në gjendje të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre. Nëse gjithçka tjetër dështon, ne jemi të përgatitur të bëjmë sakrificën”, tha Gallant.


Ai tha se të gjithë në Liban janë të vetëdijshëm për aftësitë e Izraelit.

Pamjet nga luftimet e ashpra mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite, IDF-ja hedhë në erë një kompleks në Khan Younis
Lexo po ashtu Pamjet nga luftimet e ashpra mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite, IDF-ja hedhë në erë një kompleks në Khan Younis

“Ata shohin se çfarë po ndodh në Gaza. Ata e dinë që ne mund të bëjmë copy-paste në Bejrut”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes.

Në ditët e fundit, konflikti mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite është intensifikuar dhe dhjetëra raketa janë lëshuar nga të dyja palët. Tensionet u përshkallëzuan veçanërisht pas vrasjes së një prej liderëve të Hamasit në Bejrut.

“Nëse armiku po mendon për luftë kundër Libanit, ne do të luftojmë pa hezitim, pa rregulla, pa ndalesë dhe pa kufij”, tha lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah disa ditë më parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

Botë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori