LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimi i Dodik ndaj Bosnjës, Kosovës dhe Malit të Zi, Rama i bën thirrje BE-së të reagojë

Kërcënimi i Dodik ndaj Bosnjës, Kosovës dhe Malit të Zi, Rama i bën thirrje BE-së të reagojë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas deklaratave tendencioze të Milorad Dodik, presidenti i etnitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, i cili ka thënë se  “Republika Srpska, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi do të bëhen një shtet”.

Rama ka thënë se është i befasuar për mosreagim ndërkombëtarë ndaj deklaratës nxitëse të Dodik.

Ai beson se partnerët ndërkombëtarë megjithatë do të reagojnë.


“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të them se jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!”, ka shkruar Rama.

Më herët pati reagim edhe nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Reagon presidenti malazez, pas deklaratës së Dodik se “Republika Srpska, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi do të bëhen një shtet”
Lexo po ashtu Reagon presidenti malazez, pas deklaratës së Dodik se “Republika Srpska, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi do të bëhen një shtet”

Milatoviq ka thënë se deklarata e Milorad Dodik ishte një deklaratë e keqe dhe se kjo, sipas tij, është e qartë për të gjithë.

Ndërkaq, Dodik kishte thënë se “jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, dhe serbët nuk duhet të kapen në befasi. Por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm të përbërë nga Republika Srpska, Serbia, Kosova – dhe, nëse një vendim i tillë është demokratik, edhe Mali i Zi”.

Sipas tij, kjo është diçka që duhet respektuar si interes i fuqishëm kombëtar serb në këto zona, por se siç ka shtuar ai, ky shtet i unifikuar duhet të formohet me mjete demokratike dhe me masa politike, jo me luftë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Lajme
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Kalo në kategori