LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimet e sigurisë gjatë çerekut të tretë

Kërcënimet e sigurisë gjatë çerekut të tretë

Sipas raportit të fundit State of the Web të kompanisë Zscaler Threatlabz, shtesat për shfletuesit e Internetit, rrjetat shoqërore dhe HTML iFrame-ët ishin kërcënimet më të mëdhenj të sigurisë gjatë çerekut të tretë të vitit.

Internet Explorer vazhdon të mbetet shfletuesi dominues i Internetit, ndërsa pjesa më e madhe e shfrytëzuesve është ende duke përdorur versionet e vjetra të shfletuesit. Në të vërtetë, vetëm 1.68% e shfrytëzuesve janë në versionin 9.x të Internet Explorerit, derisa të gjithë të tjerët përdorin versionet e vjetra që kanë shumë më shumë lëshime të sigurisë, në veçanti versioni 6.x të cilin ende është duke e përdorur 4.21% e shfrytëzuesve.

Threatlabz gjithashtu thekson se Adobe Shockwave është shtesa e shfletuesve që është mirëmbajtur më së pakti, ndërsa ai pasohet nga Java dhe Adobe Reader. Të gjitha këto shtesa kanë lëshime serioze të sigurisë, në veçanti në versionet e vjetra të tyre. Sipas Threatlabz, pjesa më e madhe e shfrytëzuesve as që janë të vetëdijshëm mbi atë se cilat shtesa të shfletuesve janë duke përdorur.

Në veçanti theksohen edhe rreziqet që vijnë nga faqet për rrjetëzim shoqëror, ku shfrytëzuesit shpesh ridrejtohen kah përmbajtjet keqdashëse.


HTML iFrame-ët keqdashës janë forma më e shpeshtë e zbuluar nga softueri antivirus, e pasohen nga ridrejtimet përmes Javascript-eve dhe zbulimet e rreme të përmbajtjeve keqdashëse.

Në trend Teknologji

Më shumë
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit

YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit

Teknologji
Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë

Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë

Teknologji
Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Teknologji
Kalo në kategori