LAJMI I FUNDIT:

Keqtrajtuan katër persona në Prizren, aktakuzë kundër pesë zyrtarëve policorë

Keqtrajtuan katër persona në Prizren, aktakuzë kundër pesë zyrtarëve policorë
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: S.H., V.K., F.K., A.P., dhe A.K., persona zyrtarë/zyrtarë policor, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Sipas aktakuzës, më 16.07.2020, rreth orës 11:00 min, në Prizren, në automjetin zyrtar – kombi policor dhe në stacionin policor “Alfa“, të akuzuarit e lartcekur në cilësi të personave zyrtarë, në kuadër të NJSO – Prishtinë, keqpërdorin detyrën apo autorizimet e tyre, keqtrajtojnë, frikësojnë dhe fyejnë rëndë dinjitetin e personave tjerë, të dëmtuarve: I.K., L.K., E.K., dhe N.D.

“…. Në atë mënyrë që pasi i fusin në automjetin-kombi të policisë, gjatë transportimit të tyre prej sheshit ‘Shatërvan’ gjer në Stacionin Policor ‘Alfa’ në Prizren, derisa të dëmtuarit ishin me pranga në duar, të njëjtit i keqtrajtojnë me fjalë të rënda fyese dhe sharje ndër më të ndryshmet.


Po ashtu, të njëjtit i keqtrajtojnë duke i sulmuar fizikisht, me shuplaka dhe grushte, me ç’rast i dëmtuari I.K., dhe L.K, pësojnë lëndime trupore të shkaktuara nga goditja me mjet të fortë dhe të rëndë”…, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori