Ndryshimi dhe plotësimi i Kodit Penal të Kosovës ka avancuar në ruajtjen dhe mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. Tash e tutje sipas Kodit të ri Penal secili keqtrajtim i kafshëve do të dënohet me gjobë, apo burgim deri në gjashtë muaj. Ndërsa, organizimi apo vënia e basteve në luftërat ndërmjet kafshëve të njëjta do të dënohet deri në një vit burgim.
Kodi i ri penal parasheh në 5 nene, ku mbron të drejtat e kafshëve, nenet 342, 343, 344, 345 dhe 346.
Në këto nene, theksohet se dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme dhe ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinare është vepër penale.
“Kushdo që keqtrajton kafshën ose përfshihet në çfarëdo akti seksual me kafshën për qëllime seksuale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.
2. Për qëllime të këtij neni:
2.1. “keqtrajtim” nënkupton veprimin apo mosveprimin me të cilin kafshës i shkaktohen vuajtje, dhembje apo shqetësime të rënda, të cilat në shkallën dhe rrethanat në të cilat paraqiten janë të tepruara dhe të panevojshme.
2.2. “akt seksual” nënkupton penetrim sado i vogël i cilësdo pjesë të trupit të kafshës me organin seksual të personit, cilëndo pjesë tjetër të trupit të personit ose objektit për qëllime seksuale.
2.3. “qëllim seksual” nënkupton çdo veprim i bërë për qëllimet e kënaqësisë seksuale të një personi.
3. Kushdo që organizon, financon ose është nikoqir i luftës ndërmjet kafshëve të llojeve të njëjta apo të ndryshme ose organizon apo merr pjesë në bast në këto luftëra, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”, thuhet në nenin 346 të Kodit të ri Penal në Kosovë.
Ndryshe, luftërat ndërmjet kafshëve, sidomos qenve, është bërë një dukuri mjaft e përhapur në Kosovë./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?