LAJMI I FUNDIT:

Keqpërdorimet me tendera: Arrestohet i dyshuari i tretë në Suharekë

Keqpërdorimet me tendera: Arrestohet i dyshuari i tretë në Suharekë
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar edhe një person të hënën, i cili dyshohet për dallavere në një tender që peshon dhjetëra mijëra euro.

Gjithsej, numri i të arrestuarve në këtë rast ka shkuar në tre. Më 22 gusht, Policia e Kosovës kishte arrestuar E.SH., drejtor i Shërbimeve Publike në Suharekë dhe B.K., zyrtar i Komunës së Suharekës, të cilët dyshohen se i kanë shkaktuar mbi 74 mijë euro dëm komunës përmes keqpërdorimit me tenderin e rrugës në Mushtisht.

Ndaj Shabanit dhe Kabashit, Gjykata Themelore në Prizren, ua ka caktuar të enjten e kaluar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç).


E, Policia sot njoftoi se i arrestuari i tretë është i dyshuari me inicialet B.S..

“I dyshuari në bashkëveprim me persona zyrtar të komunës së Suharekës dhe menaxherin e kontratës pas përpilimit të procesverbaleve dhe situacioneve fiktive si dhe raportit fiktiv për kryerën e punëve lidhur me ketë tender, kompania ka lëshuar faturat për realizim të punëve me çka edhe janë realizuar pagesat nga komuna e Suharekës, ku në realitet punët apo shtrimi i rrugëve sipas kontratës nuk është realizuar”, tha Policia.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, tha Policia.

Ndaj të dyshuarit, pas përfundimit te intervistimit me vendim të prokurorit kompetent, i  është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Kalo në kategori