Këpucët prej lëkure u gërvishtën? Ky truk nga banjoja ua kthen shkëlqimin menjëherë!

Keni gërvishtur këpucët prej lëkure dhe mendoni se ka ardhur koha për një palë të re - mos nxitoni
TikTok-u sërish ka nxjerrë një nga ato truke që duken aq të thjeshta, sa të bën të pyesësh pse askujt s’i ka shkuar ndër mend më herët. Dhe gjithçka që ju duhet e keni tashmë në banjo.
Bëhet fjalë për pastën e dhëmbëve. Njerëzit po e testojnë masivisht këtë metodë dhe thonë se fshin gërvishtjet sipërfaqësore nga këpucët prej lëkure si një gomë. Procedura është qesharake sa e lehtë: vendosni pak pastë direkt mbi pjesën e dëmtuar, e përhapni butë me gishta dhe e lini të veprojë pak. Pastaj e fshini me një leckë të thatë dhe gërvishtja pothuajse zhduket.
Pasta e dhëmbëve vepron si një abraziv i lehtë, duke zbutur sipërfaqen dhe duke mbushur shenjat e imta të përdorimit. Për këtë arsye, lëkura menjëherë barazohet dhe merr atë shkëlqimin mat natyral, pa atë shtresën vajore që lënë disa kremra. Nuk është zgjidhje për dëmtime të thella ose lëkurë të çarë, por për gërvishtjet e përditshme funksionon habitshëm mirë, transmeton Telegrafi.
@jojo.bird17 if y’all didn’t know already toothpaste gets them scuffs off the docs real nice
♬ original sound - James
Pikërisht për këtë arsye truku është bërë viral. Njerëzit shkruajnë se kanë shpëtuar çizme, këpucë me taka, mokasina, madje edhe çanta që mendonin se nuk kishin më shpëtim. Një shtresë paste, disa lëvizje dhe këpucët duken përsëri të rregullta, të pastra dhe gati për një sezon tjetër.
Nëse doni rezultat edhe më të mirë, pas pastrimit mund të vendosni pak krem duarsh që lëkura të mbetet më e butë. Por e vërteta është kjo: pasta e dhëmbëve vetë e kryen punën shumë mirë.
Prandaj, para se të mërziteni për çizmet e gërvishtura, thjesht shikoni në banjo. Truku është i thjeshtë, i lirë dhe funksionon me të vërtetë. /Telegrafi/



































