Sipas vendimit të ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës rihapet GALERIA Shopping Mall në Prizren dhe duke qenë në muajin e shenjtë të Ramazanit ofron llojllojshmëri dhe super oferta me menu të pasur dhe të ndryshme, në baza ditore.

Ju mund të shijoni ushqimet më të shijshme të kuzhinës tonë tradicionale, specialiteteve të kuzhinës së huaj dhe ushqimeve të shpejta që kanë shumë shije dhe kënaqësi. Ushqimi është dashuria që bashkon të gjithë andaj ftoni familjarët, miqtë dhe të afërmit tuaj për të kaluar çaste të bukura së bashku duke provuar shijen e ushqimeve të përgatitura me shumë mjeshtri në ambientin e qendrës GALERIA. Ndërsa për ta ëmbëlsuar iftarin tuaj ju mund të përzgjedhni nga llojllojshmëria e ëmbëlsirave që mund t’i shoqëroni me kafe ose pijen tuaj të preferuar.

Por nuk mbaron me kaq! GALERIA Shopping Mall në Prizren është vendi ideal për të gjithë familjen. Magjia e vërtetë e argëtimit fillon me përzgjedhjen e madhe në këndin e gjerë të argëtimit për të rritur dhe fëmijë, ku ju mund të argëtoheni në trampolinën më të madhe në rajon AREA52, lojën e bowlingut në BoBowling, parkun e lojërave për fëmijë në Playland, si dhe të shikoni filmat më të ri në kinemanë CINEPLEXX.

Vlen të theksohet që ambienti i qendrës Galeria ju ofron siguri të plotë duke qenë në harmonizim me masat e kërkuara për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Andaj, vizitoni GALERIA Shopping Mall në Prizren për të krijuar kujtimet më të lezetshme me më të dashurit tuaj!