Këngëtarja Shyma arrestohet në Egjipt, rrezikon tre vjet burg për klipin provokues (Foto/Video)

Një këngëtare egjiptiane e muzikës pop është arrestuar për “nxitje të shthurjes”.
Shaimaa Ahmed, e njohur me emrin skenik Shyma, ka bërë një video ku shfaqet shumë joshëse.
Këngëtarja paraqitet në një klasë të mbushur me meshkuj, derisa largon një pjesë të veshjes dhe e han një banane në mënyrë provokuese.
Për më shumë, në tabelë shkruan “Class #69”, ndërsa pos bananes ajo e ka hëngër edhe një mollë në mënyrë provokuese dhe ka hedhur qumësht mbi banane.
https://www.dailymotion.com/video/x6a7pbg
Prokurorët në Kajro kanë kërkuar që këngëtarja të arrestohet për katër ditë, para se të merrej në pyetje për shkak të veprimeve të saja në videon muzikore.
Shfaqja e 21-vjeçares në klip konsiderohet si tejet e tepruar në vendin konservativ.
Videoja muzikore nga nxitur reagime të shumta në Egjipt, ku kritikët thonë se “është përplot aluzione seksuale dhe i pamoralshëm”.
Shyma e ka akuzuar regjisorin Mohammad Jamal për performancën e saj në klip.
“Unë kam qenë një mjet në duart e regjisorit, i cili më ka drejtuar në ato momente dhe ka kërkuar nga t’i bëj disa veprime”, citohet t’u ketë thënë këngëtarja hetuesve.
“Përmbajtja e videoklipit është e dëmshme për shoqërinë egjiptiane. Duhet të ketë një qëndrim të fortë kundër promotorëve të këtij arti jo të kënaqshëm”, ka thënë Jalal Awara, anëtar i parlamentit egjiptian.
Nëse shpallet fajtore, Shyma mund të dënohet deri në tre vjet burg. /Telegrafi/
















































