Këngëtarja shqiptare Donna Dafi shkëlqen në Javën e Modës në Paris

Këngëtarja shqiptare e njohur, Donna Dafi, ishte pjesë e edicionit të këtij viti të Javës së Modës në Paris, duke tërhequr vëmendjen me stilin dhe elegancën e saj në disa prezantime ndërkombëtare.
Ajo e konsideroi këtë eksperiencë si një mundësi frymëzuese dhe një platformë të shkëlqyer për të promovuar artin dhe kulturën shqiptare në një skenë globale.
Vitin e kaluar, Donna Dafi mori pjesë edhe në BOF 500 Gala, të organizuar gjatë të njëjtës javë mode, ku u shfaq përkrah reperit të njohur Future.
Në Javën e Modës në Paris këtë vit nuk munguan edhe yjet shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora dhe Ava Max, duke dëshmuar kështu prezencën e fortë të artistëve shqiptarë në skenën globale të modës dhe kulturës. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































