Një shfaqje që gërmon në të kaluarën, shoshit të tashmen dhe shikon nga e ardhmja. Në Pejë, në ditën e mbylljes së “Peja Jazz Festival” performon kantautori multi-instrumentist (dhe shkrimtari) Vinicio Capossela, të martën, më 8 nëntor, në orën 20:00 në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, (rr. Hasan Prishtina,73, Pejë). Koncerti realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Prishtinë dhe Institutit Italian të Kulturës në Tiranë si pjesë e planit të promovimit të integruar “Vivere all’Italiana”. Para se të ngjitet në skenën kosovare, Capossela, gjithmonë me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, do të përformojë në Beograd (2 nëntor), Shkodër (4 nëntor), Tiranë (6 nëntor), dhe në Shkup (9 nëntor), si pjesë e turneut që pagëzoi “Ballkangiro”.
“Është një udhëtim vjeshtor që e kam dashur dhe i dëshiruar prej vitesh, saktësisht njëzet e gjashtë. Kanë kaluar shumë vite nga koha kur kam bërë udhëtimin tim të parë në atë që atëherë quhej Jugosllavi. Ishte si një botë që bisedonte me fëmijërinë time, një botë pasqyre përtej Adriatikut. Një çerek shekulli më vonë, sikur përtej detit që ndan Italinë nga Ballkani, pjesa e pazbutur e zemrës vazhdon të rrahë – thotë Capossela -. Pastaj, të këndosh në Kosovë ka një rëndësi të veçantë. Janë plagët e historisë që kanë shënjuar dhe vazhdojnë të shënjojnë këtë vend, i cili megjithatë shikon përpara dhe ëndërron Evropën, ku meriton të jetë me pasurinë e kulturës, që është një kryqëzim traditash të shumta. Edhe muzika ime është paksa e tillë: ka një jehonë të operës italiane, sëing, rock mitologjik, tradita rurale, imititm të entuziazmit mesdhetar, por edhe pak “turbofolk” ballkanik”, shton ai.
Në këtë rrugëtim artistin italian e shoqërojnë Victor Herrero (kitarë), Andrea Lamacchia (kontrabas), Giovannangelo De Gennaro (viella dhe aulofone) dhe Vincenzo Vasi (theremin, perkusion).
“Jemi shumë të lumtur që Vinicio Capossela do ta kemi në Kosovë, konkretisht Pejë, të paktën për dy arsye. E para, sepse me produksionin e tij ka treguar gjithmonë afërsi me Ballkanin, kurse stili dhe tingujt e tij folklorikë kujtojnë shumë elemente të traditave muzikore të këtij rajoni. E dyta, sepse Kosova dhe veçanërisht qyteti i Pejës ka qenë gjithmonë i lidhur me Italinë, e cila që nga përfundimi i luftës ka pasur një rol aktiv në misionin paqeruajtës nën udhëheqjen e komandës rajonale të KFOR-it. Në popullatën e Kosovës, Capossela do të gjejë Italinë që nderon këngët e tij: atë të njerëzve të thjeshtë, të njerëzve që dinë të bëjnë më të mirën, që dinë të jenë bujarë”, theksuan Ambasadori i Italisë në Prishtinë. Antonello De Riu dhe Drejtori i Institutit Italian të Kulturës së Tiranës, Alessandro Ruggera.
Në netët e “Peja Jazz” përveç artistit italian do të këndojnë dyshja zvicerane-shqiptara-britanike e përbërë nga Elina Duni dhe Rob Luft (5 nëntor), kubanezja Ana Carla Maza (6 nëntor), Kuarteti i drejtuar i Rona Nishliut (7 nëntor). Dardan Selimaj, Drejtor artistik i festivalit, është shprehur “jemi krenarë që kemi bashkaur një grup artistësh që publikun do ta çojnë nëpër botë përmes eksperimenteve të tyre muzikore, duke i shndërruar 4 koncertet në një përvojë unike. Gjenialiteti i Vinicio Capossela shënon një kulm përrallor në këtë rrugëtim të bukur muzikor: ne jemi të nderuar ta mirëpresim në Kosovë një artist të madh si ai”.
Biletat për secilin koncert të “Peja Jazz” mund të blihen me çmimin simbolik prej 5 Euro, në qytetet kryesore të Kosovës. Në Pejë, në biletaritn e kinemasë “Jusuf Gervalla”, në “Dio café”, “Exit bar” dhe “Fox bar”. Në Prishtinë shiten në lokalin “Dit ‘e Nat” e “Bubble Pub”, në Prizren te “Destil bar”, në Gjakovë te “Etno Bar”, në Mitrovicë te “7 Arte cultural center” e“Pub Muzeu”.
Vinicio Capossela ka lindur në Gjermani në vitin 1965 nga prindër me origjinë Irpinia. Artistikisht u rrit në qarqet e underground të Emilia Romanjas, derisa u vu re dhe u prezantua nga kantautori Francesco Guccini. Borxhli për pjesën më të madhe të letërsisë së shekullit të njëzetë, Capossela shkroi gjithashtu dy libra, ” Non si muore tutte le mattine” (2004) dhe “Eclissica” (2021). Albumi i tij i parë (“All’una e trentacinque circa”) i vitit 1990, pika e kthesës është “Il ballo di San Vito” (1996) i përcaktuar nga vetë artisti jo si album, por si histori. Puna e tij e fundit është EP-i “Bestiario d’amore”, i publikuar më 14 shkurt 2020, ditën e Shën Valentinit, prodhuar nga La Cùpa dhe shpërndarë nga Ëarner Music Italy. Vepra bazohet në “Il Bestiario d’amore” të Richard de Fournival shkruar në shekullin XIII.
“Peja Jazz Festival” mbahet që nga viti 2020 në qytetin e bukur me emër të njëjtë. “Kur gjithçka u errësua për shkak të pandemisë, Festivali erdhi si një dritë shprese për njerëzit e Pejës dhe komunitetin e xhazit”, kujtojnë organizatorët. Qëllimi i këtij edicioni është promovimi i muzikës dhe artistëve të xhazit, veçanërisht nga skena e xhazit shqiptar. Përveç organizimit të koncerteve, festivali promovon ëorkshop-e dhe nisma të tjera kulturore. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti zgjedh për t’i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë