Për të dytën herë Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision nga një këngëtare nga Kosova.

Këtë herë është Klesta Qehaja nga Prishtina, e cila do të këndojë për Shqipërinë në Eurovisionin për fëmijë në Maltë, transmeton magazina.al.


Kënga e saj “Besoj” flet për luftën në botë dhe besimin në një paqe të mundshme, ndërsa sot RTSH ka publikuar edhe versionin final të këngës bashkë me videoklipin e thjeshtë por mjaftë interesant.

Në videoklip shfaqen fëmijë dhe disa mjete luftarake, ndërsa kënga flet për fëmijët të cilët po i vuajnë pasojat e luftë në gjithë botën.

Junior Eurovision do të mbahet në kryeqytetin e Maltë më 20 nëntor.