LAJMI I FUNDIT:

Kënga “Count on Christmas” e Bebe Rexhës shënon rritje të madhe në Spotify pa promovim dhe pa u transmetuar në radio

Kënga “Count on Christmas” e Bebe Rexhës shënon rritje të madhe në Spotify pa promovim dhe pa u transmetuar në radio
Foto: Ray Mickshaw/ FOX

Kënga “Count on Christmas” e artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme në platformën Spotify, duke arritur ditën më të madhe të klikimeve këtë vit, vetëm disa ditë para festave të fundvitit.

Kjo ndodhi pavarësisht faktit se kënga është publikuar vite më parë dhe nuk ka pasur promovim të drejtpërdrejtë në media apo radio.

Në një postim të shpërndarë nga disa fansa të Bebe Rexha në X (ish-Twitter), u bë e ditur se kënga kishte arritur 240,579 streamime në një ditë, duke shënuar një rritje prej 86.6%.


Siç është theksuar, kjo arritje erdhi pa asnjë promovim apo mbështetje nga radio, duke e bërë atë një hit të vërtetë.

E lumtur me këtë sukses të këngës, Bebe Rexha e rishpërndau këtë lajm me ndjekësit e saj në X, duke treguar se edhe pa një promovim të gjerë, muzika e saj vazhdon të arrijë zemrat e audiencës në prag të Krishtlindjeve.

Ky sukses i këngës “Count on Christmas” tregon fuqinë e vazhdueshme të Bebe Rexhës në industrinë muzikore, duke e konsoliduar edhe më tej pozitat e saj si një nga artistet më të suksesshme dhe më të dashura në botë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë: Nuk kemi qarë pasi nuk donim ta mërzisnim, nuk ofendon asnjëherë as jashtë Big Brother

Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë: Nuk kemi qarë pasi nuk donim ta mërzisnim, nuk ofendon asnjëherë as jashtë Big Brother

Magazina
Shqipe Hysenaj uron Bajramin e mbuluar me shami: Ju uroj sa më shumë dashuri

Shqipe Hysenaj uron Bajramin e mbuluar me shami: Ju uroj sa më shumë dashuri

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

“A e pe çfarë skandali ke bërë?”, Gjesti-Rozanës: Zhvishesh dhe thua pse më shikoni

“A e pe çfarë skandali ke bërë?”, Gjesti-Rozanës: Zhvishesh dhe thua pse më shikoni

Magazina
Veshja ikonë e Cher-it

Veshja ikonë e Cher-it "If I Could Turn Back Time" shitet për shifër rekord në ankand

Magazina
Buta dhe Ledri rikthehen me këngën e re

Buta dhe Ledri rikthehen me këngën e re "Histori"

Magazina
Kalo në kategori