Ajo është beqare tani pas ndarjes nga Devin Booker.

Dhe Kendall Jenner mpri vëmendje teksa u pa duke shkuar në stërvitje të shtunën (25 qershor).


26-vjeçarja zhveshi barkun e saj të hollë me një sytjena sportive të zeza dhe dollakë, ndërsa ishte nisur për në klasa pilates dhe boksi në Los Angeles.

59521417 0 image a 28 1656190835433

Veshja theksoi gjithashtu këmbët e saj të gjata dhe krahët e tonifikuar. Ajo i la flokët brune të mbledhura lart në një bisht të lartë.

Modelja e pasarelave kaloi nëpër parking me një çantë koordinuese të varur mbi supe, shkruan DailyMail.

Kendall është sërish beqare pasi dyshohet se u nda nga i dashuri i saj Devin pas rreth dy vitesh së bashku.

59521415 0 image a 27 1656190830454

Dyshohet se çifti u nda pasi kuptuan se lidhja e tyre nuk po përparonte.

“Pas dy vitesh ata patën një bisedë "ku po shkon kjo". Dhe duke qenë se ata nuk po ecnin përpara, ishte koha për të marrë një pushim, ndoshta përgjithmonë”, tha një burim i afërt me çiftin.

“Ndërsa ata kujdesen për njëri-tjetrin, Devin nuk do të propozonte martesë dhe prioriteti i tij është karriera. Karriera e Kendall gjithashtu dominon jetën e saj”, tha tutje ky burim.

59409261 10943663 All that sweet affection Kendall who was tight lipped in public  m 13 1655937761144

Kur lajmet për ndarjen filluan të përhapeshin, një burim zbuloi për “Entertainment Tonight” se ka disa mundësi që dyshja të rregullojnë romancën e tyre.

“Kendall ndihet sikur janë në rrugë të ndryshme”, tha një burim për yllin e realitetit 26-vjeçar, i cili fillimisht u shoqërua me Devin në vitin 2020.

59409121 10943663 However A source divulged to Entertainment Tonight that there is m 5 1655937220114

Një tjetër burim tha se Kendall dhe Devin "kanë pasur diskutime për të ardhmen e tyre, por ata nuk janë në të njëjtën faqe".

Në një episod të "The Kardashians" që u transmetua në fillim të këtij muaji, Kendall tha se ndjehej "sikur po vinte dita që të kishte fëmijë".

59409245 10953321 They way they were Kendall and Devin are pictured two nights bef a 2 1656195997068

Kendall, nga ana tjetër, është e fundit nga gjashtë fëmijët e Kris Jenner që nuk është bërë ende prind vetë.

Devin, i cili luan për Phoenix Suns, u lidh me Kendall gjatë verës së vitit 2020, por ata u zyrtarizuan në Instagram vetëm në ditën e Shën Valentinit 2021.

Muajin e kaluar, Devin ishte takimi i Kendallit në dasmën luksoze italiane të motrës së saj të madhe Kourtney Kardashian, e cila tani është e martuar me bateristin e Blink-182, Travis Barker.

59409465 10953321 Tongue out An Entertainment Tonight source has divulged that Ken a 3 1656195997195

Për momentin Kendall ka 20 mbesa dhe nipër - dy nga Kylie, nëntë nga gjysmë motrat dhe vëllau i tyre Kardashian dhe nëntë të tjerë nga pjesa tjetër e Jenner.

Babai i Kendall është transgjinorja, Caitlyn Jenner, e cila gjithashtu ka gjashtë fëmijë, duke përfshirë edhe yllin, Brody Jenner.

Brody dhe Kendall janë tani dy anëtarët e vetëm të mbetur të brezit biologjik të Caitlyn që nuk i kanë dhënë nipër dhe mbesa akoma. /Telegrafi/