LAJMI I FUNDIT:

Kendall Jenner është e fiksuar pas këtij “scrubi” për buzët

Kendall Jenner është e fiksuar pas këtij “scrubi” për buzët

Një “scrub” i buzëve largon qelizat e vdekura të lëkurës, duke zbuluar ngjyrën natyrale dhe plotësinë e buzës suaj.

Gjithashtu mund të rrisë qarkullimin e gjakut dhe rrit qarkullimin e qelizave dhe prodhimin e kolagjenit për buzë të butë, menjëherë pas përdorimit, transmeton Telegrafi.


Më poshtë gjeni pastruesin e preferuar të Kendall që mund ta krijoni edhe ju:

Hapi 1: Mblidhni materialet tuaja.

Ju do të keni nevojë për vaj organik kokosi, sheqer të bardhë, sheqer kafe, mjaltë dhe vaj jojoba.

Hapi 2: Përziejini.

Në një tas të vogël, përzieni pjesë të barabarta të vajit të arrës së kokosit, mjaltit dhe sheqer, me një spërkatje vaji jojoba. Mund ta përdorni pastruesin vetëm një herë, kështu që mbani masat e vogla, një lugë duhet të jetë e mjaftueshme, përveç nëse planifikoni ta ndani atë midis disa njerëzve.

Hapi 3: Frigorifer.

Vendoseni përzierjen në frigorifer për një orë në mënyrë që vaji të krijohet ashtu siç duher. Sigurohuni që ta përdorni menjëherë pasi ta keni nxjerrë nga frigoriferi përpara se të shpërndahen kristalet e sheqerit. /Telegrafi/