Kendall Jenner dhe Bad Bunny hedhin poshtë thashethemet për ndarje, fotografohen bashkë në Beverly Hills

Ata janë çifti më i përfolur në Amerikë dhe çdo lëvizje e modeles Kendall Jenner dhe partnerit të saj aktual, Bad Bunny, po ndiqet nga mediat.
Të premten, dyshja dolën për darkë në Beverly Hills dhe u kapën mes thashethemeve për një ndarje, diçka që, me sa pamë, duket se është hedhur poshtë.
Kendall, siç shihet edhe në foto, nuk u gëzua shumë që u kap nga mediat dhe u përpoq të mbulonte fytyrën nga kamerat e paparacëve që të mos prishnin takimin e tyre romantik.
Bad Bunny & Kendall Jenner hoy en Beverly Hills pic.twitter.com/mNWt68QABR
— Indie 505 (@Indie5051) June 9, 2023
Modelja kishte veshur xhinse, një bluzë të bardhë dhe një xhaketë lëkure, ndërsa artisti zgjodhi pantallona kafe, një xhup si dhe një kapelë blu.

Çifti u panë sërish në publik pothuajse një muaj pasi morën pjesë në ndeshjen e playoff-it 'Los Angeles Lakers - Golden State Warriors'.

Në prill, ata u fotografuan gjithashtu së bashku teksa po shijonin festivalin e njohur, Coachella.
Në këtë ngjarje, Benito Antonio Martinez Ocasio - emri i vërtetë i këngëtarit - performoi në skenën kryesore në Los Angeles.

Para kësaj, ylli i famshëm ka qenë në një romancë të gjatë me basketbollistin Devin Booker. /Telegrafi/













































