LAJMI I FUNDIT:

Kendall Jenner dhe Bad Bunny dalin publikisht, shihen në momente pasionante gjatë koncertit të Drake

Kendall Jenner dhe Bad Bunny dalin publikisht, shihen në momente pasionante gjatë koncertit të Drake

Kendall Jenner dhe Bad Bunny e kanë mbajtur romancën e tyre relativisht private që kur ajo nisi në fillim të këtij viti – por ata dolwn lirshwm gjatw fundjavës.

Jenner, 27 vjeç dhe Bad Bunny, 29, morën pjesë në koncertin e Drake në Forumin Kia në Inglewood, Kaliforni, të dielën, më 13 gusht, me motrën e Jenner, Kim Kardashian.

Në një video të TikTok të kapur nga një tjetër pjesëmarrës i koncertit, çifti u pa duke u argëtuar në vendet e tyre VIP ndërsa Drake, 36 vjeç, performonte “God’s Plan”, shkruan DailyMail.


Në një video tjetër, Kardashian, 42 vjeç, shkrepi foto ndërsa motra e saj më e vogël lëkundej në muzikë me Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martinez Ocasio.

Më vonë grupit iu bashkua edhe ish-partneri i Khloe Kardashia, Tristan Thompson.

Një tjetër klip tregonte Bad Bunny duke vendosur krahun e tij rreth belit të Jennerit teksa kërcenin. Në një moment, ajo u përkul për t’i thënë diçka të dashurit të saj, i cili më pas i dha një puthje.

Jenner kishte veshur një bluzë të zezë me pantallona lëkure teksa kishte flokët lëshuar sipër, ndërsa partneri i saj – emri i lindjes së të cilit është Benito Antonio Martinez Ocasio – veshi një xhaketë ngjyrë bezhë me pantallona lëkure gjithashtu, ndërsa shtoi një kapelë të gjelbër ushtarake.

Të dy dukeshin shumë të afër me njëri-tjetrin pasi duket se po bëhen gjithnjë e më seriozë pas disa muajsh lidhje.

Modelja e mbajti me dashuri fytyrën e tij, ndërsa ai e vendosi krahun rreth saj dhe ajo i pëshpëriti diçka, përpara se dyshja të fillonte të kërcente nën ritmin e muzikës.

Një tjetër video e fansave tregon çiftin duke mbajtur njëri-tjetrin dhe më pas zogjtë e dashurisë duke u mbajtur për dore.

Bad Bunny gjithashtu përqafoi Kendall dhe e mbajti pranë në një tjetër moment të ëmbël në koncert.

Thuhet se është në lidhje me Bad Bunnyn, por Kendall Jenner shfaqet në festë duke u shoqëruar me Kylian Mbappen
Lexo po ashtu Thuhet se është në lidhje me Bad Bunnyn, por Kendall Jenner shfaqet në festë duke u shoqëruar me Kylian Mbappen

Kendall dhe Bad Bunny u lidhën për herë të parë në shkurt 2023, pasi u panë duke dalë nga i njëjti restorant, në Beverly Hills.

Ata u panë duke ndarë një puthje në mars dhe më pas përsëri në Coachella në prill.

Modelja dhe këngëtarja morën pjesë të ndara në “Met Gala” dhe nuk pozuan në tapetin e kuq me njëri-tjetrin – por u panë duke marrë pjesë së bashku pas feste.

Në mesin e majit, ata ndoqën një lojë të LA Lakers, ndërsa u përballën me Golden State Warriors /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Magazina
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Magazina
Në prag të Shën Valentinit - Livia Brunga me letër prekëse për Mevlan Shabën

Në prag të Shën Valentinit - Livia Brunga me letër prekëse për Mevlan Shabën

Magazina
Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Magazina
Kalo në kategori