LAJMI I FUNDIT:

Këmisha e kaltër: Klasikë e modës të cilën e bartin edhe këtë sezon, por në mënyrën pak më ndryshe!

Këmisha e kaltër: Klasikë e modës të cilën e bartin edhe këtë sezon, por në mënyrën pak më ndryshe!

Mezi kemi pritur ditët që sa më parë të mbathim atlete të lehta, të veshim rroba të lehta dhe të dalim në qytet për një kafe apo për një akullore…

Ajo për çfarë nuk është herët të fillojmë të mendojmë janë pjesët e rrobave të cilat planifikojmë t’i bartin këtë sezon, transmeton Telegrafi.


A do të përqafojmë ndonjë trend tëri siç janë p.sh. atletet moderne apo do t’i qëndrojmë besnikë klasikes.

Këtë herë, po jua rikujtojmë këmishën ngjyrë të kaltër të shndritshme. Paksa më të gjerë dhe më të gjatë, mbase asimetrike, madje lidhet përreth beli.

A post shared by Jessie Bush (@wethepeoplestyle) on Feb 27, 2018 at 7:00am PST

Mirëpo, kjo megjithatë është këmishë e kaltër, të cilën është e lehtë ta kombinosh, është në rregull që me atë këmishë të merrni pjesë në ndonjë takim të rëndësishëm apo të argëtoheni në ndonjë restorant deri në mëngjes.

Si do ta stilizojmë sivjet, do të na tregojnë modelet botërore të cilat tashmë kanë filluar, në ato vise paksa më të ngrohta, t’i provojnë disa ide të reja dhe duhet ta pranojmë patjetër, që duken shkëlqyeshëm! /Telegrafi/