Ka përfunduar “Parada e Krenarisë”, e cila nisi nga sheshi “Skënderbeu” dhe vazhdoi deri te Biblioteka Kombëtare.
Edicioni i tetë i ‘Javës së Krenarisë’, u përmbyll me thirrjen për mbështetjen e personave LGBTI+, për sfidat që thonë se janë duke u përballur si pasojë e homofobisë dhe transfobisë sistematike nga shteti, shoqëria, dhe familja.
“Parada e Krenarisë” në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë u mbajt me moton “Kemi qenë dhe do të jemi” nga komuniteti LGTBIQ+.
Pjesëmarrës kishte edhe nga skena politike të cilët dolën për t’i dhënë përkrahje këtij komuniteti.
“Ideja është që të tregojmë solidaritet më gjithë ata që vazhdojnë të jenë në një pozitë të pafavorshme. Kërkesa primare është ndërtimi i strehimoreve pasi shumë pjesëtarë të komunitetit jetojnë në ambiente të pasigurta. Pastaj kodi civil ku çdo vonesë përbën shkelje të të drejtave të njeriut. Po ashtu, edhe ligji për gjendjen civile, ligji mbi shëndetin mendor”, tha aktivisti Blert Morina.
Në mesin e figurave që ishin prezentë në “Paradën e Krenarisë” ishte kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ai i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama
Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, ka bërë thirrje për pranim të pjesëtarëve të këtij komuniteti në shoqëri, dhe që ata të jenë të hapur të deklarohen për orientimin seksual.
“Mund të them se çdo vit Parada e ka një perspektivë dhe qasje tjetër, përmes së cilës synohet që përfaqësuesit e komunitetit të ndihen të lirë, të jenë ata që me të vërtetë janë”, ka deklaruar Kusari-Lila.
Nga ky organizim, kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se është me rëndësi të madhe që Kosova dhe Prishtina të jenë të barabartë për të gjithë, pa dallim.
“Është me rëndësi të madhe që Kosova, Prishtina të jenë të barabartë për të gjithë, që të ju mundësojë secilit person çfarëdo gjinie apo religjioni, që me ju mundësu të jenë vetëvetja. Pra të jemi të barabartë të gjithë, edhe këtë Prishtina po e tregon çdo vit që të jemi një kryeqytet të hapur për të gjithë, të barabartë për të gjithë, pra me i përkrahë të drejtat e gjithë qytetarëve të kryeqytetit”, tha Rama.
Në paradën e krenarisë në Prishtinë janë e cila po zhvillohet me moton “Kemi qenë dhe to t’jemi”, janë ngritur edhe flamuj të Palestinës si shenj e solidarizimit me popullin palestinez në Gaza.
Parada e Krenarisë shënon aktivitetin e fundit në kuadër të Javës së Krenarisë, e cila ka nisur prej 3 qershorit.
Java e Krenarisë u dedikohet pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ+. Përgjatë kësaj jave, në shumë vende zhvillohen marshe e protesta, me kërkesën për njohjen e të drejtave ligjore për martesa mes personave të gjinisë së njëjtë.
Parada e Krenarisë përmbyllet me koncertin “Krejt Bashkë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vrau me thikë Martin Canin, Mario Përlleshaj dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë

Instituti PREVENT publikon raportin “Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm”

Dauti thirrje VLEN-it: Ta kalojmë bashkërisht propozim-ligjin për ish-ushtarët e UÇK-së

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vjedhje në një banesë në Prishtinë, policia arreston tre të dyshuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës