LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Sot fillojnë kontigjentet e para mbështetëse për komunat

Kelmendi: Sot fillojnë kontigjentet e para mbështetëse për komunat

Biznesmeni Ramiz Kelmendi, ka njoftuar se që nga sot do të fillojnë kontigjentet e para mbështetëse për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Kelmendi ka bërë të ditur se donacionet sot do të shpërndahen në Pejë,  Gjakovë, Deçan, Junik dhe Klinë duke filluar nga ora 16:15.


“Në donacionet tona, bëjnë pjesë artikujt themelorë strategjik, nga të cilat, për qytetarë, ndahet 300 mijë kilogram miell, 24 mijë litra qumësht dhe 24 mijë litra lëngje, artikuj këta bazik për menaxhim të kësaj faze”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në këtë gjendje nëpër të cilën po kalon vendi ynë, në një kohë kur pandemia globale Covid 19, ka marrë përmasa të shtrirjes edhe në Kosovë, bizneset tona, besojmë, të dëshmuara tashmë ndër dekada, për traditën, humanizmin dhe solidaritetin në vepër, edhe kësaj here bashkojnë forcat, në mbështetje të qytetarëve dhe institucioneve vitale të shtetit.

Në këtë kuadër kompanitë tona: ‘Elkos Group-Etc’, ‘Devolli Corporation’, ‘Devolli Group’ dhe ‘Express-store’, prej sot (E Hënë) nga ora 16:15minuta, fillojnë kontigjentet e para mbështetëse për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Në donacionet tona, bëjnë pjesë artikujt themelorë strategjik, nga të cilat, për qytetarë, ndahet 300 mijë kilogram miell, 24 mijë litra qumësht dhe 24 mijë litra lëngje, artikuj këta bazik për menaxhim të kësaj faze.

Për institucionet vitale të vijës së parë, ato shëndetësore, objekteve të karantimit dhe masave vetëizoluese, ndahen: 1 mijë dyshek, 5 mijë jastëk dhe 100 mijë maska mbrojtëse.
Forma e ndarjes për komunat që i gjeni në tabelën e më poshtme, fillon sot nga ora 16:15min. në komunat respektive nëpër hapësirat e jashtme të objekteve e ETC-së.

Një person (kryefamiljarë) = 1 thes miell, 2 litra qumësht dhe 2 litra lëngje.

Gjatë shpërndarjes, ftojmë, përfaqësuesit e komunave respektive dhe stacioneve policore, të asistojnë për mbarëvajtjen e procesit dhe mos keqpërdorimin e doncioneve si dhe mbajtjen e rendit (distancës) sipas masave të nxjerra nga institucionet tona.

Tabela e shfaqur për Komunat që donacionet fillojnë sot nga ora 16:15 minuta:

1. PEJA (Etc 1, Etc 2, të gjitha Express strore; 2 mijë thas miell, 4 mijë litra qumësht, 4 mijë litra lëngje)

2. GJAKOVË (Etc dhe të gjitha Express store; 600 thas miell, 1 mijë e 200 litra qumësht, 1 mijë e 200 litra lëngje)

3. DEÇAN: (Etc: 400 thash miell, 800 litra qumësht, 800 litra lëngje)

4. JUNIK (Etc: 200 thash miell, 400 litra qumësht, 400 litra lëngje)

5. KLINË: (Etc; 400 thas miell, 800 litra qumësht, 800 litra lëngje)

Në komunat tjera, kontigjentet vazhdojnë nga nesër, më 24 Mars 2020.

Me respekt;
Ramiz Kelmendi-President i ‘Elkos Group-Etc’ ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori