Kelmendi përmes nëntë pikave tregon se si duhet zgjidhur problemet e punëtorëve në sektorin privat
Ish-deputeti i LDK-së, biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, në një shkrim të bërë në Facebook, ka dhënë disa rekomandime se si duhet zgjidhur problemet e punëtorëve në sektorin privat.
Kelmendi përmes nëntë pikave ka shpjeguar në detaje se si duhet zgjidhen ankesat dhe të drejtat e të punësuarve, transmeton Telegrafi.
“Por kemi shumë ankesa dhe percepsione se të punësuarit në sektorin privat janë jo mirë të trajtuar, që është edhe e vërtet, kanë orar të tej-zgjatur të paguar apo të pa paguar, për pushime ekziston ankesa dhe percepsioni që nuk i jepet sipas ligjit të punës, i paguar apo i papaguar pjesa e pa shfrytëzuar e pushimit, ligji i punës parasheh 4 javë të plota pushim vjetor, me mundësi ndarje për të cilën edhe është e pranueshme”, ka shkruar Kelmendi.
Shkrimi i plotë:
“Sot do mirrem me temën e të punësuarve në sektorin Privat!
Për të bashkëbiseduar për rritjen e TAP në sektorin privat për 10% dhe ngritjen e efikasitetit dhe kualitetit në punë, nëse zbatohen këto pika të poshtë cekura.
Ligjet e Kosovës trajtojnë me shumë seriozitet pozitën e të punësuarit si në sektorin publik është edhe në sektorin privat, e pasqyruar me shembull në shtetet e rajonit. Orari i punës është 8 orë në sektorin privat, 7.5 orë /ditë, ndërsa në sektorin publik është 7 orë/ditë. Por për të gjitha grupet është paraparë orari javorë 40 orësh në javë, maksimum mundë të arrijë në 48 orë në javë. (Pra sa i përket orarit të punës sipas ligjit, të punësuarit në Kosovë kanë tretman më të mirë se në shtetet e rajonit).
Por kemi shumë ankesa dhe percepcione se të punësuarit në sektorin privat janë jo mirë të trajtuar, që është edhe e vërtet, kanë orar të tejzgjatur të paguar apo të pa paguar, për pushime ekziston ankesa dhe percepcioni që nuk i jepet sipas ligjit të punës, i paguar apo i papaguar pjesa e pa shfrytëzuar e pushimit, ligji i punës parasheh 4 javë të plota pushim vjetor, me mundësi ndarje për të cilën edhe është e akceptueshme.
Si të zgjidhen ankesat e drejta të të punësuarve!
1. Duhet që dita e diel të jetë pushim për të gjitha objektet tregtare me shumicë dhe pakicë, pa dallim përveç atyre veprimtarive (me shpërndarje) që janë të domosdoshme për nevojat emergjente të qytetarëve (shpjegojmë, dita e diel është një ditë që së paku familja duhet të jetë e tëra, që prindërit të kenë mundësi në edukimin e fëmijëve të vet, që është më se e domosdoshme, shton mundësinë e rekreacionit familjarë dhe udhëtimeve të përbashkëta) pra me të dielën pushim ne arrijmë të ruajmë edhe shëndetin e të punësuarve dhe vet-punësuarve në këto objekte tregtare, sepse edhe pronari që punon tërë kohën në dyqan amortizon vetën, humbë mundësinë e edukimit të fëmijëve dhe amortizon vetën me shëndet që pastaj i kushton shumë shoqërisë trajtimi shëndetësorë i tij, kjo pastaj krijon kushte të barabarta në treg për të cilët asnjëherë ndonjë biznes s’ka kundërshtuar.
2. Duhet që asnjë punishte ndërtimore, fabrikë (përveç aty ku është procesi i pandërprerë), as punë ndërtimore të angazhuar në familje, në mënyrë që edhe këta të punësuar të gëzojnë të drejtat e lartëcekura.
3. Duhet që asnjë punë individuale shtesë pas orarit mos të ketë orarin më të zgjatur se 2 orë në ditë, me orar më të zgjatur vie duke amortizuar vetën dhe ndihmësit e tyre që pastaj bëhet barrë e shoqërisë dhe normalisht vazhdon ta dobësojë efektivitetin e punës gjatë orarit të rregullt.
4. Duhet shtuar masat e kontrollit inspektorial për të parë respektimin e ligjit, sepse është më lehtë për çdo kënd.
5. Duhet që orari i punës mos të filloje para orës 06.00 dhe të përfundojë në ora 22:00 për të gjitha tregtitë me shumicë dhe pakicë dhe disa veprimtari tjera, në veçanti gjatë ditëve të javës, këtu nuk nënkupton ato veprimtari hoteliere, rekreative dhe shërbyese siç janë restoranet dhe kafiteritë. (Pse po e ceki këtë, për të ardhur në punë në ora 06:00 duhet të ketë transport të organizuar publik, në mënyrë që i punësuari të arrijë me kohë dhe pas përfundimit te orarit te ketë mundësi të arrijë në shtëpi me kohë).
6. Duhet qe të punësuarit që kanë largësi me vendin e punës sidomos ata që banojnë ne vende rurale edhe që është me interes për shoqërinë të kenë një lirim nga tatimi në vlerën e kostos së transportit. Ky lirim i bënë të punësuarit më të kënaqshëm dhe i bënë punëdhënësit të kenë të punësuar me te ardhura te barabarta pa marrë parasysh largësinë, ndërsa ku ka të organizuar transport publik ti kompensohet bileta.
7. Për të ju mundësuar në punë të punësuarve e në veçanti gjininë femërore duhet të punohet në organizimin më të mirë dhe të gjithëmbarshëm në territorin e Kosovës që të punësuarit të arrijnë në punë dhe në shtëpi me kohë.
8. Duhet që të gjithë të punësuarit të kenë një shujtë me kaloritë e nevojshme për ti mundësuar qe të ushqehet në vendin e punës ndërsa për ata të cilët nuk ka mundësi ushqimi në kuzhinë të kompensohen me 2 euro në ditë pune.
9. Pra në asnjë mënyrë nuk po tentoi me dëmtuar sektorin privat me ngarkesa financiare, por kjo ka treguar se në rastet kur TAP është më e vogël se 500 euro, shton kënaqshmërinë, vullnetin, efikasitetin dhe rezultate të shtuara. Disa biznese këto rezultate i vjelin shumë kohë më parë.
Qytetar të nderuar një pjesë këtyre çështjeve është zgjidhur me ligj, por do duhet që të vazhdohet edhe më tutje në mënyrë që të shtohet efikasiteti dhe kualiteti i punës së kryer dhe kjo mundë të arrihet me votën tuaj duke e zgjedhur personin që ka aftësi për të realizuar, PDK numri 112 Kadri Veseli”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë