Kandidati për kryetar të Pejës nga Nisma për Kosovë, Sali Kelmendi ka prezantuar programin qeverisës për katër vite e ardhshme.
Ai para simpatizantëve të Pejës, është zotuar se do të angazhohet në krijimin e një qyteti me rend dhe ligj në urbanizëm, duke thënë se këtu janë bërë keqpërdorime të mëdha në urbanizëm.
“Do të angazhohem me vu ligj dhe rend në urbanizëm edhe në inspekcion komunal, për arsye se këtu ka të meta të mëdha dhe keqpërdorime të mëdha. Do të angazhohem me zgjedh çështjen ujit. Peja është e pasur, ka 1300 litra ujë në sekondë, që mjaftojnë për 600 mijë banorë. Besoni, apo mos besoni, ka 5-6 ditë që gjysma e Pejës është pa ujë. Duhet të bëhen përpjekje, duhet të punohet në ujërat e zeza, nuk ka tregje të gjelbra”, tha Kelmendi.
Ai ka kritikuar edhe udhëheqjen aktuale madje ka thanë se nga keqqeverisja e Komunës, Peja ka mbetur prapa.
“Peja siç e dini është nja nga qytetet kryesore të Kosovës. Ka qenë e dalluar edhe për begatitë e veta, historinë e vet, kulturën, për bukurit që ka, por edhe për resurset që posedon. Faktikisht jemi dëshmitarë, Peja sot i përngjan pak a shumë të lindjes së mesme ose orientale, ku nuk vërehet ndonjë progres i shekullit 21. Unë mendoj që qeverisja e keqe është fajtorja kryesore. Unë do të përpiqem që qytetarëve të Pejës t’ju ofroj një kandidat me kompetencë, me përkushtim edhe me ndershmëri. Moto kryesore e imja është ‘Peja e qytetarëve e jo Peja e klaneve’. Përpos neglizhencës ka edhe mos dije, nuk ka kreativitet, nuk ka njohuri . Fatkeqësisht drejtuesit e Pejës nuk kanë treguar se dinë më shumë se sa shkëpusin pronën shoqërore edhe t’ia inkorporojnë klaneve, ta varfërojnë qytetarin e thjeshtë. Sheshi është shndërruar në ‘luna park”, tha Kelmendi.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka thënë se tashmë qytetarët janë vetëdijesuar dhe e dinë se kujt t’ia japin votën. Krasniqi u tha pejanëve se që nga pas lufta e këndej, kanë pasur qeverisje të keqe dhe se ata duhet ta peshojnë votën e tyre.
“Vota kur të epet vërtet duhet të peshohet. A e kemi peshuar votën gjatë këtyre viteve të pasluftës? Konsideroj që jo dhe ndoshta kanë qenë rrethanat që mos të mendojmë shumë se kur po e adresojmë votën. Jemi diku 18 vite e më shumë pas luftës , jemi 10 vite pas pavarësisë së Kosovës dhe stabilitetin e shtetit e kemi shumë larg. Perspektivën e qytetarëve nuk po e shohim në shtetin e pavarur dhe sovran. Shumë djem e vajza që ka lindur, e sidomos janë rritur në Kosovë perspektivën e tyre nuk e shohin në Kosovë, po jashtë Kosovës. Për mua është shumë e dhimbshme. Kemi bërë kryeministria, ministra, deputetë, e president që bash asnjë argat në jetën tyre nuk ja kanë bërë këtij vendi dhe këtij kombi. Mendoj që ka ardhur koha që të gjithë votuesit e rijnë e të vjetër, të mendojnë shumë kur e adresojnë votën e tyre”, tha Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës