LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Masat e gjertanishme për luftimin e pandemisë janë treguar të pasuksesshme, të aplikohet gjendja e jashtëzakonshme

Kelmendi: Masat e gjertanishme për luftimin e pandemisë janë treguar të pasuksesshme, të aplikohet gjendja e jashtëzakonshme

Ish-deputeti dhe afaristi Ramiz Kelmendi ka thënë se masat e gjertanishme për luftimin e pandemisë COVID-19 janë treguar të pasuksesshme dhe ka kërkuar që të shqyrtohet edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kelmendi në një postim në rrjetin social Facebook përmes tri pikave tregon për gjendjen e gjithëmbarshme në sektorin ekonomik të vendit, që nga shpallja e pandemisë e deri më sot.


Lexoni të plotë postimin e Kelmendit në Facebook:

“Aplikimi i gjendjes së jashtëzakonshme

Me disa shembuj të argumentuar, në tre pika të rëndësishme, po e ndajë me ju miq, gjendjen e gjithmbarshme në sektorin ekonomik të vendit, që nga shpallja e pandemisë e deri më sot!

Covid 19 dhe dëmi Ekonomiko-Social që po e sjellë në vitin 2020

– Humbjet në brutoprodukt po e arrijnë shifrën e një miliard euro dhe kjo vetëm deri në fund të këtij qershori

-Humbjet në buxhet po i afrohen shifrës 500 milionë euro deri në fund të këtij qershori

-Rëniet në vende pune do vazhdojnë të arrijnë në dhjetëra-mijëra deri në fund të qershorit

– Të gjitha këto u shkaktuan nga masat izoluese për një numër të vogël të infektuarish, apo edhe numër të vogël të të testuarish.

Ndikimet pas heqjes së masave, pas rikthimit me nxitim të infektuarve

– Sanksionimi i veprimtarive, pjesëve të tyre nëse paraqitet i prekuri , apo ndonjë i punësuar nuk zbaton masat e përcaktuara

– Frika që po paraqitet nga të punësuarit në kontakte me qytetarë, të infektuar të mundshëm dhe hezitimi për të kryer me përkushtim detyrat.

– Frika nga qytetarët që të lëvizin në bashkësi familjare, për pushime, blerje, restorante etj.

– Mosrespektimi i masave mbrojtëse dhe distancuese nga qytetarët në hapësira familjare.

– Nga të infektuarit e deritashëm shumicën e kemi raste kontakti jashtë hapësirave komerciale, që do të thotë, se qytetarët pa qëllim po vetinfektohet dhe janë përhapës të pandemisë. Andaj, në vende që të izolohen dhe sanksionohen, ata po kontrollohen dhe i bie që po shantazhohen e dënohen kompanitë dhe hapësirat që nuk janë shpërndarës të pandemisë.

– Në anën tjetër shohim, më së shumti të infektuar dhe shpërndarës nëpër institucionet shëndetësore publike dhe private edhe pse ata duhet të jenë më të kujdesshmit.

Ndërmerrni masa proporcionale që të ndalohet dëmi që po vie

– Nëse pandemia përfundon në fund të këtij gushti, dëmi në brutoprodukt do arrijë mbi 2 miliardë.

– Nëse kjo vazhdon me trend të njëjtë, edhe për buxhetin dëmi do jetë afër një miliard, me çfarë do rrezikohen edhe pagat e institucioneve.

– Nëse vazhdon kështu, numri i të pa-punësuarve në sektorin formalë dhe informal do arrijë në 100 mijë.

Andaj, merrni masa, shpalleni gjendjen e jashtëzakonshme dhe bashkëpunoni në implementim të tërësishëm dhe përsëritshëm të kësaj gjendjeje konform paraqitjes së nevojës.

Merrni masa ndajë qytetarëve të papërgjegjshëm.

Ndaloni lëvizjen e tërësishme, nga data 19 qershor (e premte, ora 21:00) deri tek e hëna e dytë ora 5:30) pra 10 ditë!

Në një formë të tillë aplikimi;

– humbja mundë të ndodhë në brutoprodukt 200 milionë euro

– humbja në buxhet është 65 milionë euro

– humbja në kompensim të të punësuarve rreth 40 milionë euro

– Pra, humbja në të gjithë sektorët e përballueshme

Këto kalkulime humbjesh nga ekspertiza që e ngrita më lartë, argumentojnë se mund të shpëtohet ajo çfarë ka mbetur të shpëtohet. Pra me masa drastike, ne i zëvendësojmë humbjet miliardëshe me humbje disa qindra milionëshe.

Masat e gjertanishme, si nga e kaluara e ashtu edhe të tashmet, janë treguar të pasuksesshme!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të lënduarit nga mjeti shpërthyes në Gjakovë i amputohet dora

Të lënduarit nga mjeti shpërthyes në Gjakovë i amputohet dora

Kronika e Zezë
Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës

Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës

Lajme
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, autorët bashkëpunonin me serbë

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, autorët bashkëpunonin me serbë

Lajme
Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen

Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen

Lajme
Gërvalla në SHBA: Veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë kërcënojnë rajonin dhe gjithë Evropën

Gërvalla në SHBA: Veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë kërcënojnë rajonin dhe gjithë Evropën

Lajme
Kalo në kategori