Kelmendi e quan "mashtrim i madh" fushatën e disa partive politike

Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, duke ka komentuar fushatën e deritashme parazgjedhore, ka akuzuar partitë kryesore politike për mashtrim.
Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka adresuar kritika të shumta në adresë të PDK-së, LDK-së, VV-së, AAK-së dhe Nismës.
Postimi i plotë i Kelmendit:"Mashtrimi i madh" PDK- po bën fushatë kundër korrupsionit, por korrupsionin e ka ngulitur thellë në themelet e shtetit të Kosovës. PDK-ja ka përfshi në listë për deputetë kandidate me mbulesë, por kjo PDK-ja në vitin 2010 ka ndaluar mbulesën në shkolla dhe shumë vajza i ka lënë jashtë dyerve të shkollave. Sllogani "Dekada e re " tregon se hajnia dhe mashtrimi janë të vjetra. VV-ja po bën fushatë kundër korrupsionit me kandidat të PDK-së në listën e deputetëve dhe me kandidat që vet i ka akuzuar për vjedhje të fondeve. VV-ja po synon me udhëheq shtetin të cilin vet nuk e njeh, shtet të cilin institucionet ja ka dhunuar, policinë dhe rininë ja ka lënduar. Sllogani " Erdhi dita" tregon se tash duhet me njoftë shtetin e Kosovës, duhen votat. LDK-ja po bën fushatë kundër PDK-së, por bashkë kanë qeverisur rreth një dekadë. LDK-ja e shpërbleu PDK-në duke ia zgjedhur ish kryetarin e saj, president të Kosovës. LDK-ja nuk mund të ndahet lehtë nga PDK-ja ngase " dashuria e vjetër nuk harrohet". AAK-ja po bën fushatë me slloganin 100% shtet. Por, 8 mijë hektarë me ia falë Malit të Zi, nuk i bie 100% shtet. Pastaj si mund të thuash 100% shtet kur me paratë e shqiptarëve e paguan rrymën e serbëve në veri. Pastaj si mund të thuash 100% shtet kur vetit pagat ia dyfishon e popullin në mjerim e lejon. NISMA- ka thyer gjitha rekordet e korrupsionit, ashtu si tha edhe një ish deputet i saj : edhe minjtë në tavan i ka korruptuar. Disa militant të saj i ka punësu, punësu, e punësu, por popullin e ka varfëru, tash edhe me të zezat e tyre janë duke u krenu. Të dashur qytetarë, mos lejoni që të mashtroheni përsëri. Mendoni për fëmijët e juaj. Ne FJALA asnjëherë nuk ju mashtruam. Ne FJALA nuk u pasuruam. Ne me 2017 pragun nuk e kaluam, por nuk u dorëzuam. Sot jemi para juve faqebardhë. Ne FJALA lutemi për ju dhe punojmë për ju. ZOTI ju bekoftë qytetarë të dashur. Gëzim Kelmendi", ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/














































