LAJMI I FUNDIT:

Kejvina Kthella mohon lidhjen me reperin Seven Saraqi

Kejvina Kthella mohon lidhjen me reperin Seven Saraqi

Modelja dhe velina e njohur Kejvina Kthella prej disa muajsh është duke u përfolur për një lidhje me reperin Seven Saraqi.

Kjo ngase një periudhë të karantinës e kaloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte parë shpesh në shoqërinë e tij dhe jo vetëm.

Të njëjtit kishin publikuar edhe fotografi të përbashkëta në rrjetet sociale që ngjallën dyshime për një lidhje të tyre dashurie.


https://www.instagram.com/p/CCPCSzmlG_j/

Së fundmi, Kejvina ka dhënë një intervistë për ‘Pop Culture’ në Top Channel, ku mes shumë gjërash ka folur edhe për romancën e aluduar.

Biondja thekson se nuk ka pasur ndonjë lidhje dashurie me Sevenin dhe se ai i kishte ndihmuar tejet shumë atje.

Të gjitha lajmet nga Kejvina Kthella
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kejvina Kthella

“Jo nuk është e vërtetë, Seveni është bukurosh dhe djalë i mirë. Më ka ndenjur afër atje. Por kaq s’ka pasur gjë më shumë. Jemi shokë të mirë”, ka thënë ajo.

https://www.instagram.com/p/CCJsE_uls5h/

Ndërsa në pyetjen se çfarë urren te meshkujt, ajo është përgjigjur se janë “gënjeshtrat, edhe gjënë më të vogël, por duke thënë se fatkeqësisht të gjithë meshkujt gënjejnë”. /Telegrafi/

Kejvina Kthella dhe Seven Saraqi (Foto: Instagram)