Kanë kaluar disa muaj që nga përfundimi i spektaklit të famshëm, Big Brother VIP Albania 2, por banorët janë ende shumë aktivë në rrjetet e tyre sociale.

Keisi, e cila u kthye në qendër të vëmendjes pikërisht me pjesëmarrjen në këtë spektakël madhështor, vazhdon të sjellë imazhe fantastike për ndjekësit e saj.


Kësaj radhe, për festë të Halloween-it, Keisi vendosi “të godasë”, teksa shfaqet me një paraqitje mbresëlënëse, duke e imituar Mia Wallace (Uma Thurman) të filmit legjendar “Pulp Fiction”.

keisi Foto: Keisi Medini/Instagram

Bukuroshja dukej fantastike me një paruke të flokëve të shkurta, të zëza, duke e imituar me saktësi personazhin e filmit, e gjithashtu duke u dukur tejet seksi, në kostumin që përbëhej nga të brendshme të zeza, me një këmishë të bardhe mbi.

Keisi para disa muajsh publikoi këngën e saj të titulluar “Bye Bye”, që u dyshua se ishte “Diss” për Kristin, me të cilin ajo kishte lidhje gjatë qëndrimit në shtëpi. /Telegrafi/

k1 Foto: Keisi Medini/Instagram

k5 Foto: Keisi Medini/Instagram

k8 Foto: Keisi Medini/Instagram

k66 Foto: Keisi Medini/Instagram

k98 Foto: Keisi Medini/Instagram

keis Foto: Keisi Medini/Instagram

keisiiii Foto: Keisi Medini/Instagram