LAJMI I FUNDIT:

KEDS-i thotë se është përgatitur maksimalisht për festë, apelon për kursim të energjisë elektrike

KEDS-i thotë se është përgatitur maksimalisht për festë, apelon për kursim të energjisë elektrike

KEDS dhe KESCO bëjnë të ditur se kanë siguruar energjinë e mjaftueshme për furnizim me energji elektrike. Të njëjtën kohë mobilizimi i KEDS-it është në pikën më të lartë.

Sipas njoftimit për media, KEDS thotë se ka angazhuar edhe kontraktorë, që secila situatë eventuale e papritur të evitohet sa më shpejt.


Por, KEDS apelon tek të gjithë konsumatorët që të bëjnë kursim maksimal të energjisë elektrike që të kemi furnizim sa më stabil në këtë periudhë festive.

“Në kohën e mbretërimit të temrperaturave të acarta një numër i madh i qytetarëve po ngrohen me energji elektrike. Si rrjedhojë, kërkesa vazhdimisht është mbi 1000 Megavatë/orë.

Ky veprim të njëjtën kohë po krijon tejnxehje të aseteve dhe mbingarkim të tyre, sidomos në disa zona të caktuara. Më të afektuarat mbesin Fushë Kosova, Ferizaj, Malisheva dhe pjesërisht Prizreni e Suhareka”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se ‘KEDS ka reaguar duke investuar në rrjet dhe duke intervenuar përmes mirëmbajtjes së vazhdueshme”. /Telegrafi/