LAJMI I FUNDIT:

KEDS ripërtërinë rrjetin elektrik në periferi të Prishtinës

KEDS ripërtërinë rrjetin elektrik në periferi të Prishtinës

Lagjja Tutin në dalje të Prishtinës është bërë me rrejt të ri elektrik. 65 shtëpi të kësaj lagjeje tashmë kanë furnizim shumë më cilësor të energjisë elektrike si rezultat i investimit të KEDS.

Rrjeti i vjetër i energjisë elektirke në këtë pjesë ka qenë shumë i vjetëruar dhe në gjendje të rëndë.

KEDS ka vendosur trafostacionin e ri me kapacitet 400 kVA, dhe poashtu ka ndërtuar rrjet të tensionit të lartë me gjatë prej rreth 1.5 kilometrave si dhe rrjet të tensionit të ulët në gjatësi prej afër 4 kilometrave. Kurse, shtyllat e drurit janë zëvendësuar me shtylla të ndërtuara nga betoni.


Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala, thotë se ky investim është i rëndësishëm edhe për kualitetin e energjisë elektrike por edhe për sigurinë e banorëve.

“KEDS po investon në tërë Kosovën për të ndërtuar rrjet të ri elektrik. Tashmë kemi shtylla të betonit të cilat po i zëvendësojnë ato të vjetrat gjithandej dhe kjo shton edhe sigurinë e banorëve”, ka thënë Buzhala.

“Përveç kësaj, natyrisht që edhe kualiteti i furnizimit me energji përmirësohet dukshëm”, shton ai.

Plani Zhvillimor i Rrjetit të Shpërndarjes është një master plan i KEDS-it që parasheh investimin e 300 milionë eurove në rrjetin distributiv elektrik të Kosovës deri në vitin 2025.

Përmes këtij master plani KEDS mëton të rinovojë rrjetin elektrik dhe ta bëjë atë të ngjashëm me rrjetet elektrike të shteteve të zhvilluara evropiane. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori