LAJMI I FUNDIT:

KEDS rinovon dhe modernizon linjat 35 kilovolt

KEDS rinovon dhe modernizon linjat 35 kilovolt

KEDS ka filluar investimet edhe në linjat e tensionit 35 kilovolt. Secila nga këto linja prekin një numër të madh të konsumatorëve, prandaj edhe përfitimet janë të mëdha.

Në vazhdën e këtij projekti, tashmë janë zëvendësuar të gjitha stabilimentet e vjetërsuara më ato të reja në të gjitha linjat 35 kV në Ferizaj dhe Gjilan. Të njëjtën kohë janë futur nën dhe përçuesit nga trafostacioni deri tek shtylla e parë.

Ky veprim bën që linjat të jenë shumë më të sigurta.

Por, këto nuk do të jenë përfitimet e vetme për konsumatorë. Edhe ndërprerjet eventuale si pasojë e faktorëve të ndryshëm parashihet të jenë shumë më të vogla.

Paralel me rinovimin e linjave, po bëhet edhe modernizimi i tyre. Tashmë, aty çdo gjë do të jetë automatike dhe me përfundim të projektit do të ketë mundësi të komandimit nga distanca.

Pas Anamoravës, projekti do të vazhdojë edhe në distriktet tjera, përkatësisht në rajonin e Dukagjinit për të përfunduar krejt modernizimin dhe automatizimin e këtij niveli të tensionit, që është më i larti që KEDS ka nën menaxhim.

Punimet po kryhen komplet nga KEDS-i.

Për realizimin e këtij projekti janë angazhuar një numër i madh punonjësve. Vetëm në distriktin e Ferizait gjatë energjizimit të stabilimenteve të reja 35kV, janë angazhuar mbi 40 punëtorë të KEDS-it. /Telegrafi/