KEDS reagon pas gjobitjes: Bordi i ZRRE-së e la në “mëshirë të fatit” sektorin e energjisë elektrike

KEDS ka reaguar pasi që Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) njoftoi se ka gjobitur Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) me 8.4 milionë euro dhe Kompaninë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) me 2.7 milionë euro.
KEDS thotë se e kanë pritur me shqetësim të madh vendimin e ZRRE-së për këtë dënim.
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike thotë se ZRRE me këtë vendim ka thelluar dhe rrezikuar qëndrueshmërinë e sistemit elektroenergjetik në periudhën e dimrit të vështirë që e kemi përpara.
Ajo thotë se Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji e ka lënë në “mëshirë të fatit” sektorin e energjisë elektrike.
Reagimi i plotë i KEDS-it
Siç jeni në dijeni, gjatë vitit 2021 dhe 2022, sektori i energjisë elektrike në Evropë dhe në rajon është përballur me një krizë energjetike shumë të rëndë-më të rëndën gjatë dekadave të fundit. Vendet, si Kosova, prodhimi i të cilave nuk mbulon kërkesën për konsum, e kanë ndier këtë krizë edhe më thellë.
Edhe pse sinjalet e para të krizës energjetike janë shfaqur në korrik të vitit 2021, Zyra e Rregullatorit për Energji, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga operatorët KEDS dhe KESCO, nuk ndërmori asnjë masë për parandalimin e kësaj krize.
Kërkesa për shqyrtimin e jashtëzakonshëm, e cila bazohet në legjislacion, nuk u mor parasysh dhe, si e tillë, në parim u refuzua, pa e parë të nevojshëm analizimin e mëtutjeshëm të saj, ashtu siç kërkohet me rregullën përkatëse.
Në shkurt të këtij viti, Rregullatori mori një vendim të vonuar, i cili nuk dha asnjë rezultat në tejkalimin e krizës, duke i detyruar operatorët që të operojnë nën kosto.
Mosveprimet e Rregullatorit kanë krijuar çrregullime, konfuzion dhe kosto shtesë në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë. Për më tepër, edhe pse sektori i energjisë elektrike është në gjendje emergjente që nga dhjetori i vitit të kaluar, Rregullatori këmbëngul të mos ndërmarrë asnjë veprim.
Të gjitha vendet e rajonit i kanë mbështetur operatorët në sektorin e energjisë elektrike me një sërë masash, në mënyrë që të sigurojnë qëndrueshmërinë e sistemit të tyre elektroenergjetik. Rregullatori, si i vetmi autoritet përgjegjës në funksionimin e shëndoshë dhe të qëndrueshëm të sistemit energjetik, ka dështuar të përmbushë detyrimet e ofruara me ligj, duke mos vepruar dhe, si rrjedhojë, e ka futur sistemin energjetik në një krizë akoma më të thellë.
Me shqetësim të madh, më 16 nëntor 2022, kemi pranuar komunikatën për media, përmes së cilës njoftohemi se në seancën e 13-të të Bordit të ZRRE-së, është shqyrtuar vlerësimi përfundimtar në lidhje me gjetjet e prezantuara nga stafi profesional i ZRRE-së në raportet e monitorimit, duke e miratuar propozimin për masat administrative me gjobë për KESCO-n në vlerë prej 8,4 milionë euro dhe për KEDS-in në vlerë prej 2,7 milionë euro.
Nga kjo deklaratë shihet qartë se Bordi i ZRRE-së, në mënyrë që t’i shkarkojë përgjegjësitë e mosveprimeve të vazhdueshme të tij, ka vendosur t’i gjobisë vetëm operatorët KEDS dhe KESCO, bazuar në të gjeturat e stafit profesional. Pasojat e këtij dënimi, në të njëjtën mënyrë, po ia bartë stafit profesional.
Me fjalë të tjera, veprimi i vetëm për tejkalimin e krizës energjetike është vendimi për t’i gjobitur operatorët KEDS/KESCO, duke e thelluar dhe rrezikuar qëndrueshmërinë e sistemit elektroenergjetik në periudhën e dimrit të vështirë që e kemi përpara. Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji e ka lënë në “mëshirë të fatit” sektorin e energjisë elektrike.
Pa asnjë dyshim, KEDS dhe KESCO do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore, me argumentet dhe dëshmitë përkatëse, me besim të patundur në sistemin e Drejtësisë së Kosovës.
Shkaktimi i krizës energjetike ka ndodhur jashtë kontrollit të operatorëve, të cilët kanë vuajtur pasojat e mosveprimit me kohë të institucioneve përkatëse.
Të nderuar qytetarë,
Pavarësisht se ndodhemi në një situatë shumë të vështirë dhe me shumë paqartësi në lidhje me sigurimin e energjisë elektrike në periudhën e dimrit që po na vjen, zotohemi se do t’i shterim të gjitha mundësitë tona, njëjtë siç kemi vepruar deri më tani, për të luftuar këtë krizë energjetike, edhe pse ndjehemi të vetëm dhe pa mbështetje institucionale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës