Kompania kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS) siguron konsumatorët se ka bërë të gjitha përgatitjet për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike gjatë festave të fundvitit.
Megjithatë zyrtarë të kësaj kompanie bëjnë thirrje të gjithë konsumatorëve që të mos e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje, pasi që në disa zona ka ngarkesë enormë.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se kjo kompani është përgatitur për festën e Vitit të Ri.
“KEDS-i ka bërë përgatitjen e rrjetit dhe sigurisht që së bashku me KESCO është e përgatitur që ketë furnizim stabil me energji elektrike gjatë festave të fundvitit, ndërsa qytetarët duhet t’i përmbahen thirrjeve tona për kursim, sidomos të ngrohjes me energji elektrike dhe ta evitojnë këtë aty ku ka mundësi në mënyrë që të na e lehtësojnë edhe neve barrën pasi që bëhet fjalë për furnizim me energji elektrike dhe jo për furnizim me ngrohje”, theksoi Buzhala për KosovaPres.
Ndërsa, sikur shumë kompani në vend, edhe KEDS-i ka pësuar rënie të të hyrave financiare për vitin 2020 si pasojë e COVID-19.
Rënia e të hyrave në KEDS llogaritet të jenë rreth 20 milionë euro, ndërsa të hyrat vjetore llogaritet të jenë 250 milionë euro.
Zëdhënësi Buzhala thekson se rënia e të hyrave në pandemi është rreth 7 për qind, ose një rënie në përqindje për aq sa është tkurrur ekonomia e Kosovës.
“Pandemia llogaritet që do ta tkurrë ekonominë e Kosovës rreth 7 për qind, sigurisht që për aq edhe ka ndikuar edhe në të hyrat tona. Kështu që ka pas ndikim pasi që tkurrje e ekonomisë është tkurrje e të gjitha aktiviteteve. Për këtë ka ndikuar situata pandemike, ishte situatë e rëndë, mirëpo me kalimin e muajve gjithçka është stabilizuar dhe sot jemi në rrugë të mbarë dhe më të lehtësuar sesa në muajt e parë të pandemisë. Pra, gjithçka po ecën sipas dinamikës së paraparë”, tha ai.
Ai ka thënë se asnjë projekt nuk ka mbetur pa u realizuar, ani pse sipas tij punimet kishin filluar në shkurt.
“Asnjë projekt nuk ka mbetur i parealizuar. Nuk kemi mundur t’i përfundojmë disa projekte sidomos në Prishtinë, mirëpo nuk bëhet fjalë për mungesë të të hyrave apo realizim të të hyrave pasi që ne i kemi të aprovuara projektet e investimeve kapitale edhe në ZRRE. Ato projekte janë në realizim e sipër, është e vërtetë se ka ndikuar pandemia. Ne patëm filluar një mega projekt në komunën e Prishtinë në vlerë diku 17 milionë euro që parasheh futjen e të gjitha kabllove të mesëm nën tokë për të evituar të gjitha mbi ngarkesat që ekzistojnë sot në disa lagje të kryeqytetit. Hyrje alternative për secilin konsumator në kryeqytet dhe t’i largojmë diku dy mijë shtylla elektrike të cilat ekzistojnë aktualisht përmes futjes së kabllove nën tokë”, tha ai.
Sa i përket furnizimit me energjie elektrike, Buzhala ka theksuar se energji elektrike ka të mjaftueshme, por ka një rritje të kërkesës për shkak siç tha ai, të ngrohjes me rrymë nga shumë konsumatorë, e që po shkakton ngarkesë enorme në disa vende të Kosovës.
“Energji elektrike ka të mjaftueshme nga prodhuesit vendorë dhe pjesa e importit të cilin ne e kemi siguruar është duke e mbuluar kërkesën. Kemi një kërkesë në rritje të madhe. Këtë vit një pjesë e konsiderueshme e konsumatorëve kanë filluar të ngrohen me energji elektrike, duke e braktisur sidomos peletin që është e çuditshme. Kështu që kjo në disa zona po krijon mbingarkesë enorme. Prandaj, rrjeti elektrik nuk është i dizajnuar që të kryejë funksionon edhe të furnizimit me energji elektrike dhe të ngrohjes. Kështu ky rrjet është dizajnuar për furnizim me energji elektrike”, vijoi Buzhala.
Ndërsa, lidhur me planet dhe investimet për vitin 2021, Buzhala ka thekuar se fokusi kryesor për vitin e ardhshëm do të bartet në Dukagjin për investime në komunat e Istogut, Pejës dhe të Gjakovës.
Kështu sipas tij, linjat nëntokësore të cilat janë vendosur në Prishtinë, të njëjtat projekte do të kryhen edhe në këto komuna të Dukagjinit.
Kurse, KEDS-i pritet që deri në shkurt të bëjë kërkesë për maksimumin e të hyrave të lejuara në ZRRE për të vendosur pastaj ky institucion në prill për tarifat e reja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/butrinti-380x233.jpg)
Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
![Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Image-2025-01-28-at-16.14.37_e3cfffbf-380x233.jpg)
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
![Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/462581873_1136198807869356_2830967625556687103_n_optimized-780x439.png)
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re